Kanë kaluar 27 vite nga masakra në Urën Vajgurore ku u vranë nga bandat kriminale brenda autoblindit të policisë katër efektivë Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj.
Viktimat e masakrës janë përkujtuar nga drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe familjarë të tyre.
Ata nderuan dhe vendosën buqeta lulesh në memorialin e ngritur për nder të efektivëve Miltiadh Koçi, 32 vjeç, nga fshati Kondezbaltë, Arjan Shemuni, 26 vjeç, nga fshati Malas-Breg, Asllan Selami, nga fshati Mbolan, dhe Ilia Bano, nga fshati Veleshnjë.
“27 vite më parë, me shpirtin e tyre të sakrificës dhe vetëmohimit, ata nuk kursyen as gjënë e tyre më të shtrenjtë,jetën,për të garantuar respektimin e ligjit dhe sigurisë qytetare. Ne jemi mbledhur sot këtu pët të nderuar kujtimin e tyre dhe për tu qëndruar pranë familjarëve. Ne nderojmë sot këta Dëshmorë të Atdheut,që me plot kurajo e guxim,u përballën me botën e errët të krimit,për një Shqipëri më të mirë”, tha Zv/drejtori policisë së Beratit, Luan Mema.
Data 17 qershor ishte ditë fushate elektorale kur ndodhi dhe masakra. Përplasja e armatosur në Urën Vajgurore ka filluar në orën 11:55 të paradites. Atë ditë në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS, i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnjë përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo.
Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo e Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit, si dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie.
Në kthimin e eskortës së policisë, pikërisht në Urën Vajgurore, persona të armatosur dhe me maska sulmuan me armë të rënda antitank autoblindën e policisë, ku për pasojë dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani, u dogjën brenda tankut. Dy të tjerët, Asllan Selami dhe Ilia Bano, u vranë sapo dolën nga flakët e blindës.
Te thoshe Parti Demokratike inkriminone demokracine kjo parti apo grupim ka qene antishqiptare dhe kriminale , ironia eshte qe as jane denuar e as ndaluar per te zhvilluar aktivitet . Nuk i perkase asnje force politike por kjo familje spiunesh te sigurimit si familja Protoduari qe punesoje mercenar malok kriminel akoma dhe sot jetojne dite te lumtura ne France . Pak humore por e vertete , behesh gjyqi ne kinoklubin e kombinatit Çelepias me kulaket Protoduari e pyete prokurori : Ju donit te arratiseshit , po i thote do arratisesha nga tre urat ne Permet se eshte ne kufi me Jugosllavine haaaaa nari nari katundari , te gjithe keto mbeturina shkuan me komunistin dhendrin e Serbise Berrisha
Dihet autori dhe frymezuesi i gjithe te keqiave 27 vite me pare me emer dhe mbiemer ....Sali Ram Berisha , nese vite me pas me protestat e 2011 tes ku po i njejti kerkon alibi dhe preteks te PS dhe personalisht te Edi Rama .....ne 1997 ten nuk ka as me te voglin dyshim se autori i gjithe tragjedise eshte Sali Berisha ... Nuk dua ta kaloj as ne enderat me te cmendura se cmund te behej nese ndryshonin anasjelltas autoret dhe ne vend te tije ndodheshin socialistet ....