U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

17 Qershor 2024, 09:53Kronika TEMA
U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë nga policia pasi shiste kanabis në zonën e Nishtullës


Luvio Shtora pasi pa policët hodhi qesen e drogës e tentoi të largohej me vrap

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore  se një shtetas në lagjen nr.7 në Durrës, shiste lëndë narkotike, organizuan punën dhe falë veprimeve operacionale  kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:

L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas kur konstatoi  punonjësit e  Policisë tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje