Furgoni del nga rruga dhe përplaset me pemën në Pogradec, plagoset drejtuesi

16 Qershor 2024, 14:21Kronika TEMA
Furgoni del nga rruga dhe përplaset me pemën në Pogradec,

Një aksident është shënuar këtë mesditë në qytetin e Pogradecit.

Një furgon mallrash, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para një pemë dhe vazo dekorative pranë një bar kafe.

Për pasojë ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit që u dërgua në spital për kontrolle mjekësore por jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërriti policia për zbardhjen e rrethanave të aksidentit i cili ka ndodhur në një nga rrugët më të populluara të qytetit siç është Bulevardi “Reshit Çollaku”. 

Lini një Përgjigje