Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, lirohet militanti i Rithemelimit

16 Qershor 2024, 11:47Kronika TEMA
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, lirohet militanti i

Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesin Bledar Krasniqi, që u prangos pas protestës së fundit që u zhvillua para Bashkisë së Tiranës.


Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje teksa këtë të diel la ambientet e paraburgimit ku ndodhej prej 2 ditësh.

Krasniqi, u akuzua se ka hedhur molotovë në drejtim të policisë dhe godinës së bashkisë.

Krasniqi ka qenë i maskuar, ndërsa disa simpatizantë të opozitës e mbulojnë me flamujt e Partisë Demokratike për të mos u identifikuar teksa hedh shishet me molotov.

Ndërkohë policia procedoi penalisht edhe 6 mbështetës të tjerë të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

5 Komente

  1. B
    Bomba molotov qënka lodër

    Nga akuza e prokurorisë kuptojmë që "bombat molotov" konsiderohen të ligjshme për përdorim!!!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Pse e lironi? .ky zotnia thoshte mire beri saliu qe vrau 4 protestus.kete nuk e vrau edi rama.prap do veje ne proteste.dhe perseri do arrestohet ,ama eshte gjale.dhe i uroj jete te gjate.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti

        Pse e lironi? .ky zotnia thoshte mire beri saliu qe vrau 4 protestus.kete nuk e vrau edi rama.prap do veje ne proteste.dhe perseri do arrestohet ,ama eshte gjale.dhe i uroj jete te gjate.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Lereni ta djegin se atehere mund ti denoje gjykata

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironc

            Policia e ndalon vandalin per hedhje molotovi policise ,e gjykata i jep liri ,e vendos deturim paraqitje ,futja pordhes or gjygjtare kriminela . nga sot policia mos ti ndaloje por te zbatoje ligjin ,tu hyje ketyre vandaleve me gaz ,me shkopa gome ,e te shohim do hedhin neser molotov .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje