
Eraldo Nevruzi, një 31 vjeçar me origjinë nga Korça dhe banim në Tiranë, u vra pak ditë më parë nga pronari i Hotel "Greccia" në Dhërmi. Ai kishte shkuar atje të punonte si recepsionist gjatë sezonit veror, por një konflikt i çastit me pronarin Gerald Shehu i mori jetën.
Ky i fundit, me origjinë nga Tepelena dhe banim në Angli, e qëlloi dy herë me armë zjarri 31 vjeçarin dhe trupin e tij e hodhi në përroin e Gjipesë. Në tentativë për t'u arratisur, ai është arrestuar në Aeroportin e Korfuzit dhe pritet ekstradimi.
Emisioni "FactCheck" ka mundur të sigurojë foton ekskluzive të automjetit që drejtohet nga Gerald Shehu, gjatë rrugës nga Dhërmiu në drejtim të Sarandës, ku pronari i Hotel "Greccia" e braktisi sepse mori taksi drejt Igumenicës.
Në pranga kanë rënë dhe dy punonjës të hotelit, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët e kanë ndihmuar autorin të transportojë dhe fsheh trupin e 31 vjeçarit. Një pjesë e dëshmisë së Lartit është zbardhur dhe përmban detaje vërtet tronditëse.
Ai ka pranuar para hetuesve se ka ndihmuar pronarin Gerald Shehu që të fshihte trupin e recepsionistit pas vrasjes. Sipas tij, plani nuk ka qenë që trupi të hidhej në përroin e Gjipesë, por të digjej në furrën e mishit të restorantit.
Për shkak se Eraldo Nevruzi ishte shtatëlartë, furra nuk e nxinte dhe pronari i Hotel "Greccia" ka vendosur të bëjë një plan tjetër.
David Larti: Pasi Geraldi na tha që ka vrarë Nevruzin, unë mora disa herë qese të zeza tek kuzhina me qëllim të mbështillnim trupin e viktimës. Pasi mbështollëm trupin mora açe dhe fshesë për të pastruar vendin e krimit. Më pas trupin e vendosëm në bagazhin e makinës AUDI Q7 dhe në ora 04:40 minuta të mëngjesit Geraldi u largua me makinë. Geraldit i dhashë një bluzë nga të mijat.
Daniel Qose: Konfirmoj deklarimet, ndërsa unë kam marrë rrobat e Geraldit dhe i vendosa të digjeshin tek furra e pjekjes së mishit.
Këto delarime tregojnë për natyrën kriminale të pronarit të Hotel "Greccia", i cili pasi dogji rrobat e tij të trupit në furrën e mishit, ka tentuar të djegë dhe trupin e Eraldo Nevruzit, që Policia të mos gjente asnjë provë të vrasjes. Nga këqyrja e trupit të recepsionistit, janë konstatuar shenja dhune dhe dy plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, një në kokë dhe një në trup.
31 vjeçari është rrahur nga Gerald Shehu para se të qëllohej me dy plumba pistolete dhe në rrobat e pronarit të Hotel "Greccia" ka pasur njolla gjaku, ndaj ai ka vendosur t'i djegë ato.
Veshtire mos te kete bere vrasje te tjera ky Q7. Shih kur te dale nga burgu para se te mbushe 50 vjec dhe filloje nje jete te re. Me hotel re ri dhe Q7 te re.