Zjarr i madh në tregun e rrobave në Shkodër, reagon policia: Evakuohen njerëzit, banesat rrezikohen nga flakët

14 Qershor 2024, 19:30Kronika TEMA
Zjarr i madh në tregun e rrobave në Shkodër, reagon policia:

Pasditen e kësaj të premteje (14 qershor) në qytetin e Shkodrës ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Policia thotë se flakët kanë përfshirë tregun e rrobave të përdorura.

Zjarrfikësit së bashku me policinë shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit.

“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, thotë policia.

Lini një Përgjigje