Një eksponentë i njohur i botës së krimit, nga Shqipëria, është ndaluar nga autoritetet në Dubai dhe policët në zbatim të ligjit janë detyruar t'i kontrollojnë shtëpinë. Por kur kanë mbërritur atje, policët janë çuditur nga ajo që kanë gjetur.
8 milionë euro ose 8 miliardë lekë shqiptare i janë gjetur cash shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak se tashmë është i lirë në vendin e konsideruar si "Perla e Gjirit".
Këtë detaj e ka treguar gazetari Eni Ferhati, i zbuloi dhe se çfarë u kishte thënë shqiptari policëve të Dubait.
“Në një nga ndalimet e këtyre shqiptarëve që mbahen për 30 ditë e më pas lirohen. Gjatë kontrollit në banesën e një shqiptari, autoritet e policisë së Dubait gjetën 8 milionë euro cash.
Atyre u bëri përshtypje se përse një shumë kaq e madhe mbahej në banesë ndërkohë që ti mund ti çosh në bankë e askush nuk të kërkon të thuash se ku i gjete.
Përgjigjja e eksponentit të kërkuar nga policia por që tashmë gëzon lirinë atje, kishte çuditur edhe policinë e Dubait pasi ai ishte përgjigjur se këto para i kishte për shpenzime ditore, pasi të tjerat i kishte në bankë”, është shprehur Eni Ferhati.
Shumë shtetas shqiptarë të kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, por dhe nga partnerët, strehohen në Dubai për shkak se vendi kryesisht nuk lejon ekstradimet.
Së fundmi, Policia shqiptare njoftoi se në bashkëpunim me autoritetet në Emirate kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Durim Bami, i cilësuar si "i forti" i Niklës.
Me interes pritet vendimi që do të merret pas 30 ditësh në paraburgim, nëse Dubai do të lejojë ekstradimin e Durim Bamit përmes procedurës me deportim, apo do t'i ofrojë atij lirinë dhe një jetë mes luksit në Perlën e Gjirit.
Durim Bami nuk vjen ne Shqiperi.
Shih si thote Mero: do ta kthejne ne Shqiperi dhe do ti bejne fleterrufe
Çudi si lejohet mbrojtja e hajnise ne ket shkerdho shtet Dubai. Kjo sfido drejtsine e botes. Krimi bo qejf me part e grabitme. Pse bojn sehir kto tmedhejt e botes.
Keta gazetaret e kronikes se zeze jane per faqe te zeze. Marrin rrogen duke publikuar lajme pa emra. Keshtu lajmesh une mund te nxjerr gjithe diten. Keta te kronikes se zeze bashkepunojne me krimin e organizuar. Jane per Spak
Ne titull shkruhet qe i gjeten ne shtepi 8 miliarde leke ndersa me poshte shkruhet qe i jane gjetur 8 milion Euro. Dini te shkruani ju?
Miliardë ka sy me shumë tituj bombastik se 8 milionë euro janë vk aq ka 1 drejtor bashkie ktu i bie trafikant barbon me euro kta si mjeshtrat medias shkruajnë miliarda Dhe shajnë pik çekun për lëpirje kur ja marrin në gojë Lali fikut 24/7 Madje shajnë dhe Edi Ramën kohët e fundit
Kjevina
mazniku i cau gobin taulantit
Ai ka vene koken ne rrezik dhe i ka fituar ato para me pislliqet qe behen ne gjithe boten me droge apo prostitucion ose pazare te tjera Une cuditem se ne nuk shqetesohemi per sarajet e Saliut dhe miliardat e Zenit Gites e Jamserbit,te Like Cepanit e rhume te tjere.Keta birbo qe erdhen nga hici dmth fshatare te varfer kane gllaberuar cdo gje qe i ka dasher menderja dhe jane te lire ne driten me diell e te japin edhe mend se e duan shume popullin.