“Ndonjëherë i kërkojmë larg, por...” - Eksperti thotë se Ervis Martinaj mund të jetojë në ndonjë bunker nëntokësor

13 Qershor 2024, 21:30Kronika TEMA
“Ndonjëherë i kërkojmë larg, por...” - Eksperti

Eksperti i sigurisë, Fajton Softa thotë se nuk përjashtohet mundësia që Ervis Martinaj të jetë gjallë, dhe të jetojë i strehuar në ndonjë bazë të nëndheshme.

Duke komentuar rreth fatit të Martinajt, Softa tha se për sa kohë nuk ka asnjë fakt, është e mundur që ai të jetë gjallë, ta kenë vrarë, madje edhe të jetojë në Shqipëri.

Ai solli ndër mend rastin e bosit italian të mafias Matteo Messina Denaro, i cili jetonte në një apartament modest, për vite të tëra, ndërsa drejtësia italiane e kishte shpallur në kërkim

"Nganjëherë i kërkojmë larg dhe mund t’i kemi afër, sepse vendi më i sigurtë është vendi jot ku ke ndërtuar kështjellën tënde. Shpesh ka ndodhur që personat më të kërkuar kanë jetuar afër banesave të tyre, duke ndërtuar edhe strehime të nëndheshme. Edhe persona të tjerë për të cilët është thënë se janë vrarë, janë copëtuar.

Ervis Martinaj mund të jetë jashtë, mund të jetë brenda, mund të jetë i vrarë, të gjitha gjasat janë për aq kohë sa nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tij.

Nëse do të jetë gjallë, mundësitë e tij financiare janë të tilla, që mund të bëjë edhe ndërhyrje estetike. Njerëzit nga këto ndërhyrje kanë ndryshuar edhe gjininë, jo më pamjen.

Shqipëria ka pasur jo pak raste kur tunelet e nëndheshme janë përdorur, rasti i një arratisjeje nga një burg i sigurisë së lartë, ku morën një ambient me qira afër dhe gërmonin duke shkuar afër burgut. E njëjta gjë ka ndodhur me persona që kishin krijuar një bazë të nëndheshme", tha ai në emisionin "5 pyetje".

8 Komente

  1. B
    Beni

    Sa je paguar o Fation te thuash qe eshte gjalle? Te gjithe e dine qe e moren peng e vrane dhe e hodhen ne det!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      Kshu është kur shikon telefilma italian të viteve 2000 Pastaj çdo tv kazan ka nje pseudo expert fallxhore per çdo problem Vetëm se nuk permendin emra as data as ngjarje thjeshtë tregojnë perralla Paradoksi është që Rakipi që ka probleme me regjinë duket më serioz se shumë të tjerë

      Përgjigjjuni
    2. S
      Stranger

      Gjall duhet te jet

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per Softa

        ka vetem nje menyre ta marrim vesh nese e kane ndare apo jo ne 6 pjese si thuhet dhe ku ka ze nuk eshte pa gje do ishte te hapen bastet sportive online vetem per karta te posacme lokale te emetuara nga bankat vendase me kushtin e perdorimit te tyre vetem per te luajtur ne keto faqe web jo per te transferuar para ndermjet tyre as ne formen western union. Karta te emetuara nga cilado banke e nivelit te dyte te monitoruara nga banka e shqiperise si pjese e aktivitetit financiar te bankave si me te gjitha asetet e tjera te tyre. Le ti hapin ne lokale luksoze ne bllok apo periferi mjafton qe ky aktivitet te kontrollohet nepermjet ketyre kartave te kushtezuara per kete aktivitet dhe vetem brenda territorit te shqiperise sic e kane te gjittha vendet europiane

        Përgjigjjuni
        1. r
          rezari

          Ekspert sigurie leshi,I thone te gjitha dhe asgje.Edhe i gjalle edhe i vdekur,edhe brenda vendit edhe jashte vendit.Ekspert idjot.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Genci

            keto jane hipoteza hetimi si edhe ajo e vrasjes qe nuk merret ende ne konsiderate sepse dikush tjeter po mbrohet jo Vis Martinaj qe edhe mund te jete ne Kosove ku eshte Erigers Mihasi po shume me teper ne Dubai ku te kete hapur nje biznes tjeter, pasi bleu jeten me identetitet te ri, duke shitur biznesin ne Shqiperi dhe mund te jene 6 ato aksionere qe blene asetet e biznesit te tij

            Përgjigjjuni
          2. E
            E di

            pooo....mund te jete mbi toke, nen toke, ne ajer, nen uje, mbi uje, ne stratosfere, mund te kete shkuar per lesh, mund te jete martuar dhe te kete krijuar familje me prostit e modes dhe ekranit... Une si ekspert kaq di te them dhe i bazoj mbi fakte keto qe them,se jam ekspert shqiptar!!! MORTJE.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhisti prec pilo lalua

              Mediat kazan të Shqipërisë ky spital psikiatrik virtual

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje