Dhunohet me sende të forta punonjësi i Bashkisë së Shkodrës, 49 vjeçari përfundon në spital

13 Qershor 2024, 12:33Kronika TEMA
Dhunohet me sende të forta punonjësi i Bashkisë  së

Punonjësi i bashkisë së Shkodrës Ermal Dizdari është dhunuar gjatë një konflikti që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në lagjen “Salo Halili’. 


Policia e Shkodrës informon se Dizdari ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës.

"Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit", informoi sot policia e qytetit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lini një Përgjigje