Mijëra hektar tokë, apartamente, vendparkim, 12 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro që u sekuestruan një ditë më parë (12 qershor) me firmë të gjykatës së Fierit dhe kërkesë të prokurorisë së këtij qytetit, mësohet se janë në pronësi të 36- vjeçarit Arbër Muça.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive të 36- vjeçarit.
Pasuria e Arbër Muçës dyshohet se është vënë nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë, ndërsa vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.
Pasuritë e sekuestruara:
2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier
3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier
Njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier
njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier
njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier
apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë
1 vendparkim në Tiranë
12 automjete
2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.
mijera meter katrore.jo mijera hektare o gazetaruce pa nivel.Nje hektare ka 10.000 metra katrore!!!