I mori përmes mashtrimit 108 mijë euro një 54-vjeçareje, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

12 Qershor 2024, 13:39Kronika TEMA
I mori përmes mashtrimit 108 mijë euro një 54-vjeçareje,

Klevis Berberi, 32 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Uniformat blu bëjnë me dije se 32-vjeçari, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro 54 vjeçares, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo.

Pasi është nënshkruar akti notarial për blerjen e pronës, 54-vjeçarja duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që i arrestuari ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje