Arrestohet në Dubai Durim Bami, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

12 Qershor 2024, 10:57Kronika TEMA
Arrestohet në Dubai Durim Bami, pritet ekstradimi drejt

 Durim Bami, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit 'Renvashi' gjatë të cilit u goditën disa grupe të forta kriminale në Shqipëri është arrestuar sot (12 qershor 2024) në Dubai.


Lajmi konfirmohet nga policia e shtetit e cila saktëson se kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij. 

“Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi D. B., 45 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise "Arrest në burg", per veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje", “Grupi i strukturuar kriminal", "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal".

Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone”, njofton Policia.

Më 10 qershor policia njoftoi se autoritetet policore të Dubait kishin shoqëruar Durim Bamin dhe vëllanë e tij, Valter dhe se po bëhej verifikimi i gjurmëve të gishtërinjve nëse ka përputhje me të dhënat që kishin dërguar autoritetet shqiptare. Pas konfirmimit, Durim Bamit i është komunikuar dhe arrestimi|

Konkretisht në kuadër të operacionit ‘Revansh’ Durim Bami akuzohet se kishte krijuar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xhecukën dhe Erigers Mihasin. Po ashtu sipas dosjes efektivi i RENEA-s, Altin Morina rezulton se kishte bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës.

Nga 50 urdhër arreste në total për shtatë grupe kriminale, 21 janë arrestuar, 28 janë akoma në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Besohet se më shumë se 16 vetë ishin vënë në ndjekje për të vrarë dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj.

2 Komente

  1. V
    Vito, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit

    Une pres arrestimin e Drejtorit te Policise Vendore Fier, Lorenc Panganika dhe Drejtorit te Ujesjellesit Tirane Elton Kacollja.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arzt

      Po ç'i keni keto perralla more amani! Si do ekstradohet ne Shqiperi ky? Apo si ai qe u kthye vete?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje