U dhunua me sende të forta, zbardhet dëshmia e punonjësit të Bashkisë Shkodër: Dy persona më goditën, po shkoja në punë

13 Qershor 2024, 13:10Kronika TEMA
U dhunua me sende të forta, zbardhet dëshmia e punonjësit të

Zbardhet dëshmia e Ermal Dizdarit me profesion jurist në Bashkinë e Shkodrës, i cili mëngjesin e kësaj të enjteje është dhunuar nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:00 të mëngjesit dy persona i kanë zënë rrugën dhe e kanë goditur me sende të forta dhe janë larguar nga vendi i ngjarës.

Dizdari është transportuar ne spitalin e Shkodrës ku ka marrë ndihmën mjekësorë.

I pyetur nga policia 49-vjeçari është shprehur se “dy persona me dolën para dhe menjëherë kane filluar të më sulmonin më levë. Nuk i njoha”.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Salo Halili te Shkodrës. 49-vjeçari ishte nisur për në pune ne momentin kur është dhunuar.

Policia po punon për gjetjen e autorëve.

 

Lini një Përgjigje