Një 33-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm i mbytur në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë.
Viktima i identifikuar me inicialet E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, thuhet se nuk ka shenja dhune.
''Sipas të dhënave paraprake 33-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme'', thuhet në njoftimin e policisë.
Policia është duke punuar për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve.
Lini një Përgjigje