Turistja franceze aksidentohet në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter

16 Qershor 2024, 22:11Kronika TEMA

Turistja franceze aksidentohet në bjeshkët e Tropojës,

Një turiste me shtetësi franceze është aksidentuar në zonën e Vranës, Lekbibaj (Tropojë) ndërsa është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë njofton se i ëhstë kërkuar ndihma për një ndërhyrje emergjente, pasi raportohej se një turiste me shtetësi franceze e moshës rreth të 50-ve kishte pësuar aksident në Vranë, Lekbibaj (Tropojë).

“Menjëherë u bë organizimi i një skuadre në koordinim me Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore – QKUM u lokalizua turistja dhe ju dha ndihma e parë. Për shkak të dëmtimit të rëndë ishte e nevojshme kryerja e transportimit në mënyrë të menjëhershme me anë të helikopterit në drejtim të Tiranës”, thuhet në njoftim.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë bën thirrje të udhëtoni në mënyrë të sigurtë duke përdorur të gjitha protokollet e sigurisë dhe pajisjet e nevojshme.

“Sugjerojmë që gjithmonë të shoqëroheni nga një udhërrëfyes turistik lokal”, thuhet në njoftim.

1 Komente

  1. s
    shtet ropqirash

    na plasi kari. mos coni me helikopter me parate tona ktyre rrotave te karit. keni degjuar ndonje helikopter qe merr ndonje fshatar te humbur andej? arrestoni guidat truistike qe i cojne andej dhe lerini te vdesin kta kurvat. shtet ropqir. ben vetem per te huajt. ju qifshin kalamajt me qen rruge..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje