Gjendet e mbytur një 30- vjeçare në liqenin e Kukësit

18 Qershor 2024, 10:17Kronika TEMA
Gjendet e mbytur një 30- vjeçare në liqenin e Kukësit

Një femër është gjetur e mbytur në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës, mëngjesin e sotëm.

Vajza që dyshohet se është rreth të 30-ave është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.

E reja nuk është identifikuar ende, ndërsa është dërguar në morgun e qytetit të Kukësit.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje