Ra në kontakt me rrymën elektrike duke vendos linjën e internetit, humb jetën 40-vjeçari në Kavajë

17 Qershor 2024, 13:12Kronika TEMA
Ra në kontakt me rrymën elektrike duke vendos linjën e

Një punëtor 40-vjeçar humbi jetën ditën e sotme, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa shtronte një linjë interneti në Kavajë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45, në lagjen Qerret. Shtetasi me iniciale R.R. ndërroi jetë në vendngjarje, ndërkohë që nuk dihet si ra në kontakt me rrymë apo nëse kompania respektonte rregullat në ambientet e punës.

Për ngjarjen, ka nisur një hetim, nën drejtimin e Prokurorisë.

Lini një Përgjigje