Prokuroria e Posaçme ka kryer një aksion sot në disa qytete të vendit. Siç bëhet me dije, në pranga kanë rënë dy vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani si dhe Ermir Ndrejaj.
Ndërkohë Plarent Dervishajt dhe të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej i janë komunikuar akuza të reja.
Të arrestuar janë edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur. Në total ka patur shtatë urdhër-arreste.
Nga ky aksion janë sekuestruar ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze. Nuk dihet se për çfarë rasti është zhvilluar aksioni i SPAK, por mësohet se kontrolle ka pasur edhe në Vlorë.
Në total janë 7 persona, 4 të arrestuar sot (ende nuk dihet indentiteti i njërit), ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi jashtë shtetit.
Lini një Përgjigje