Aksioni për sigurinë ushqimore, Drejtoria e Tatimeve: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

17 Korrik 2025, 09:52Kronika TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se po vijon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë.

Në një deklaratë zyrtare, theksohet se rezultatet e tri ditëve të para të aksionit kanë nxjerrë në pah nevojën urgjente për formalizim të plotë të këtij sektori, si një element thelbësor për cilësinë e produkteve dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Whatsapp Image 2025 07 17 At 09.37.48
Whatsapp Image 2025 07 17 At 09.37.48
Whatsapp Image 2025 07 17 At 09.37.48
Whatsapp Image 2025 07 17 At 09.37.48

“Formalizimi i tregut bujqësor dhe blegtoral është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të mbrojtur konsumatorët,” thuhet në njoftim.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të respektojnë legjislacionin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor – nga prodhuesi te tregtari dhe më tej te konsumatori.

“Lëshimi i faturës fiskale është thelbësor për të siguruar gjurmueshmërinë e produkteve dhe transparencën në treg,” apelon institucioni.

Ky aksion vjen si pjesë e një strategjie më të gjerë për rritjen e standardeve dhe luftimin e informalitetit në sektorin bujqësor dhe blegtoral, i cili përbën një hallkë të rëndësishme të ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Lini një Përgjigje