Detaje të reja dalin nga hetimet e SPAK lidhur me aferën e tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku në qendër të akuzave janë Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri.
Sipas akuzës, Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin dhe me ndihmën e strukturave të Policisë së Shtetit, akuzohet se ka marrë peng biznesmenin Gerond Mece, i cili në atë periudhë ishte fitues i disa tenderave në AKSHI. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Mece është kërcënuar dhe shantazhuar, me qëllim që të tërhiqej nga çdo procedurë tenderimi.
Pas presionit dhe kërcënimeve, biznesmeni Gerond Mece është detyruar të largohet nga garat publike, duke hequr dorë nga pjesëmarrja në tendera. Më pas, sipas SPAK, tenderat janë fituar nga kompanitë e lidhura me Ermal Beqirin, duke i kaluar procedurat në një dorë të vetme.
Hetimet po shqyrtojnë rolin konkret të Policisë së Shtetit në këtë skemë, si dhe mënyrën se si është ushtruar presioni ndaj biznesmenit Mece. Këto akuza rëndojnë më tej pozitën e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, të cilët dyshohen për përfshirje në një skemë të mirëorganizuar për kontrollin e tenderave publikë në AKSHI, përmes shantazhit, kërcënimit dhe favorizimit të kompanive të lidhura me ta.
SPAK po vijon hetimet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, shkeljes së barazisë në tendera dhe bashkëpunimit kriminal, ndërsa priten masa të tjera procedurale në vijim.
Kerdi rilindjeje!
Me ndihmen e strukturave te policise se shtetit…. Ik ne shpi o te qifte gomari Linden. Edhe ne Ekuador policia eshte me e paster
Ah mor Edo po e kthen Shqiperine ne shtet super mafioz. Cdo gje po kontrollohet nga gansteret.
Ore sikur pat thene dicka te Syri ish zv/kkryeministri Ahmetaj per kerte Agasin. Sikur punonte me nderlidhjen apo kudiune se cfare.
FUTINI TE GJITHE NE BURG,,,,,PUNEN TA BEJNE SORRAT......
Këto paskan qënë arra, po dardha. Linda e Legenit, të ka dalë emri në përgjime ka thënë Arben Ahmetaj. Pra nëse nuk tërhiqesh me të mirë ka dhe polici. Ju qiftë Kina racën !
Pastaj habiten se pse ikun Shqiptart. Paskemi qene populli me egosit dhe primitiv ne bote. Si ore nuk doli nje i ndershem ne ate vend dhe te punoj ndershmerisht! Turp.