Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në fshatin Çermë Sektor. Rreth orës 05:00, drejtuesi i një automjeti, shtetasi F. M., 63 vjeç, humbi kontrollin e mjetit, i cili doli nga rruga.
Nga përplasja e fortë humbi jetën pasagjerja M. S., 47 vjeçe, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Mes tyre është A. M., 37 vjeçe, një 15-vjeçar si dhe vetë shoferi i mjetit, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.
Policia e Lushnjës bëri me dije se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.
Lini një Përgjigje