Dha 5 mijë euro, por shërbimin s’e mori kurrë - Si portugezi zbuloi skandalin në klinikën 'International Medicare' në Tiranë

12 Shtator 2025, 22:00Kronika TEMA
Dha 5 mijë euro, por shërbimin s’e mori kurrë - Si

Një denoncim i një shtetasi portugez zbuloi një prej skandaleve më të rënda në sektorin e klinikave estetike në Tiranë. Në prill të vitit 2024, shtetasi i huaj kishte kërkuar të kryente tre ndërhyrje estetike në një klinikë private në klinikën 'International Medicare' pranë “Zogut të zi”. Ai deklaroi në polici se është mashtruar, teksa ka paguar plot 5 200 euro pa marrë asnjë shërbim mjekësor në këmbim.

Sipas dëshmisë së tij, tri ndërhyrjet i ishin premtuar në periudha të ndryshme, por gjithmonë i ishte shtyrë data e operacioneve pa asnjë arsye të qartë. Portugezi ka deklaruar se pagesat i kishte bërë dorazi tek një punonjëse e klinikës, e quajtur Xhuana Liko, e cila i ishte prezantuar si drejtoreshë e spitalit.

Por, gjatë hetimeve, Liko ka pohuar se nuk ka qenë asnjëherë drejtoreshë, por vetëm një recepsioniste, e cila vepronte sipas udhëzimeve të pronarëve të vërtetë të klinikës, shtetasi turk Bilal Kara dhe Geriana Arapi. Ata sot ndodhen jashtë Shqipërisë, përkatësisht në Turqi dhe Maqedoninë e Veriut dhe të shpallur në kërkim nga policia.

Me marrjen e denoncimit, hetuesit ushtruan kontroll në ambientet e spitalit privat, ku ka gjetur një sërë shkeljesh të rënda që rrezikonin drejtpërdrejt shëndetin e pacientëve. Mes tyre u zbuluan medikamente të skaduara dhe preparate të ndaluara për përdorim, të cilat mbaheshin në ambientet e klinikës. Pagesa të kryera dorazi, pa asnjë dokumentacion financiar apo përmes sistemit bankar dhe me punësim në të zezë.

Skandali zgjerohet edhe më shumë, kur kuzhinieri i spitalit, Edmond Zaja, emërohet administrator zyrtar i klinikës, pavarësisht se ai nuk kishte asnjë përgatitje apo njohuri në menaxhimin e shërbimeve mjekësore. Zaja, 62 vjeç dhe i arrestuar nga blutë, ishte punësuar fillimisht për të përgatitur ushqimin e pacientëve, por më pas ishte detyruar të firmoste si administrator i klinikës.

Hetimet u thelluan edhe më tej pas dëshmisë së një mjeku turk i cili deklaroi se vinte rregullisht dy herë në muaj për të kryer ndërhyrje kirurgjikale estetike në këtë klinikë. Sipas tij, kishte realizuar mbi 20 operacione, të gjitha pa u regjistruar ligjërisht, duke shkelur haptazi ligjin shqiptar për shërbimet shëndetësore dhe mjekësinë estetike.

Aktualisht, ndaj klinikës dhe drejtuesve të saj po zhvillohen hetime të thelluara, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për bllokimin e aktivitetit të saj dhe referimin penal të personave të përfshirë.(A2)

5 Komente

  1. Z
    Z

    Po pse ore vetem kjo klinike "Internacional Medicare" ka bere pejasshtin nga rregulli dhe ligjet? Te gjitha klinikat Medi-ker apo Medi-kar internacionalejane te jashteligjeshme, po kush do t'i kontrolloje shteti, ministria e shendetese apo ajo e financave (tatimet) ku inspektoret dhe shefat e tye jane ne borderote e pagesave te ketyre klinikave mashtruese. Po te geromoni do te shkoni deri tek dhembet e vena te Edi Rames babi i Zahos qe qan se i ka marre syzet e kuqe.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali hajduti ne Burg!

      kujdes ti kari Z, sepse Zeni Sales ka nja 7 klinika ...

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rexhina

      Nga rrethi shoqeror i Eda Xhajanes fllitet se kjo kurva eshte strumbullari i ketyre mashtrimeve sa fklirton me bosin e klinikes. Te dy keta per nga bemat dihet se nje surrat kane. Khy klinisto detar te arrestohet per mashtrim!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Entela?

        Kush eshte kjo Eda Xhajana ajo debilja me shume pika e stomatollogjisë?

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mite ta kane bere.

        sinqerisht

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje