Familjarët e Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë në 9 shtator 2011 në qytetin e Vlorës u kërkojnë institucioneve që të zbardhin krimin. Kërkesa vjen për të 14-in vit radhazi nga mos gjetja e autorëve.
Pas SPAK që shpalli mos kompetencën dhe ia kaloi prokurorisë lokale hetimet për vrasjen makabre të gjyqtarit të Vlorës, e cila ia delegoi Prokurorisë së Fierit, edhe kjo prokurori ka pezulluar hetimet.
Për gjetjen e autorëve që u përfshinë në atentatin e telekomanduar ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi, që u vra në moshën 33-vjeçare, familja e tij bën apel për rihapjen e menjëhershme të dosjes për të cilën kërkojnë transparencë publike si dhe arsyet se përse çështja mbetet e pazgjidhur.
Familja kërkon gjithashtu përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare për hetime të paanshme si edhe rikthimin për hetime nga SPAK. Në një e-mail të dërguar SPAK-ut, institucioneve të drejtësisë dhe Top Channel, familja e Skerdilajd Konomit shpreh shqetësimin dhe indinjatën për vrasjen e pazbardhur të familjarit, një atentat që e konsiderojnë një akt kriminal që përfaqëson jo vetëm goditjen ndaj një individi, por edhe ndaj sistemit të drejtësisë.
Familja shkruan se kujtimi i gjyqtarit Konomi nuk mund të mbetet thjesht një përvjetor i radhës dhe se nuk mund të pretendohet ndërtimi i një drejtësie të re, nëse krimet ndaj përfaqësuesve të saj mbeten të pazbardhura.
“Institucioni i SPAK-ut është ngritur me qëllimin për të hetuar pikërisht raste ku krimi, korrupsioni, përfitimi i padrejtë dhe ndikimi mbi drejtësinë kanë bashkëjetuar në dëm të qytetarëve dhe shoqërisë. Nëse SPAK nuk merret me çështje si kjo, atëherë përse ekziston? Kërkojmë nga SPAK, si institucioni kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, që ta rikthejë këtë dosje në prioritet të tij. Po ashtu, i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë, KLP dhe KLGJ që të bashkëpunojnë ngushtë për një hetim të thelluar”.
Familja thotë se e bëjnë këtë apel pas një pritjeje dhe frikë të gjatë.
“Sot pas 14 vjetësh pritjeje, frikë dhe heshtje, ne si familjarë kemi vetëm një pyetje për ju. A do të guxojë ndonjëherë drejtësia shqiptare të përballet me të vërtetën, sado e hidhur apo e rrezikshme të jetë ajo?”.
Duke theksuar se atentati ishte i planifikuar, familja e gjyqtarit të vrarë thotë se heshtja që pasoi nga strukturat shtetërore ka qenë po aq tronditëse dhe e pashpjegueshme. Skerdilajdi, deklaron familja, nuk ishte i përfshirë në asnjë çështje korruptive.
“Ai u vra sepse kishte guximin të kërkonte të drejtën e tij, pronat e trashëguara familjare, të cilat i fitoi përmes një procesi të rregullt gjyqësor”.
Familja bën apel për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve që veprojnë me ndershmëri.
Spak zbardh vetem po u vra ndonje kriminel se keta mund ti kete vrare ata qeveritaret qe zaptonin toka si psh Zeni me Giten , e i xhixh Saliu .
Familjaret te pyesin Fantomasin.
Me thoni o gazetar si ka mundesi qe spaku nuk gjykon krimet shteterore po meret me breket e Arjoles ? Çfar çeshtjesh gjykoi aspaku ,, ke kapi , çfar quan pune negociatat per ekstradimin e vrasesve qe polizia i arestonte dhe gjykatat i lironin qe te aratiseshin .Turp per kellirat e drejtesise .
Po të rihapet e të hetohet me profesionalizëm me siguri do dalin porositësit mafiozë - mafia e pronave - që mbahen si të ndershëm dhe që janë kundër kriminelëve. Hetimi do ndihmonte në pastrimin e territorit nga shumë qelbësira.
Nje nga ngjarjet me te te hidhura te Demokracise se brishte Shqiptare! Zoti Konomi u vra ne mes te Vlores, rruges per pune si cdo dite. Nderkaq ishte ngarkuar nga farefisi Konomi tu binte mbrapa pronave qe kishin ne Gjirin e Lalezit. Ky ishte i vetmi "FAJ" i Tij. Kur kjo i ndodh nje gjykatesi te ndershem, ne moshe fare te re dhe asgje nuk leviz per te zbuluar maskarejt, mendoni per te tjeret. Hej SPAK nuk eshte veshtire besoj. Kontrolloni kush i zoteron sot (pas tjetersimit) pronat e fisit Konomi ne Gjirin e Lalezit. Ne mesin e tyre jane vrasesit e vertete ... Loni
Kjo eshte e do te jete Shqiperia 2050! Deri atehere ne pushtet do te kene ardhur pasardhesit e Rames, Saliut dhe Ilirit. Prandaj njeri ka te drejte kur thote se nuk ka bir kurve te me futi duart ne xhepa e akuzoje per vjedhje. Askush nga politikanet nuk ka vjedhur. Ka vjedhur populli, ndaj ai duhet perzene i gjithi jashte territorit te Shqiperise e te zvendesohen ne indiane palestine, nepaliane filipineze etj ne menyre qe brezi pasardhes i ketyre politikaneve te qeverisi rehat e gezoje mire pronat e vena me "dherse" nga baballaret e tyre!!!! Ne viti 2050 do behet nje reforme tjeter ne drejtesi nga pasardhesit e Fatmir Xhafes. Atehere mund te gjendet edhe vrasesi Skerdilajd Konimit.
si mundesh me u ndertue Blloku i Ri ' Gjiri i Lalezit ?!