Mes tensioneve në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kanë votuar për programin politik për periudhën 2025-2029 dhe përbërjen e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Edi Rama. Ky është mandati i katërt i Ramës në krye të ekzekutivit shqiptar, pasi subjekti i tij, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 11 majit. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, doli në foltore për të prezantuar programin. Por, tensionet u rritën pasi në sallë u lëshua një adresim i Diellës, ministres së shtetit për Inteligjencë Artificiale.
Diella është një bot i inteligjencës artificial. Qeveria Rama 4, së bashku me Diellën, ka 17 ministra. Kjo u kundërshtua nga partitë opozitare, duke bërë që seanca të shkonte në pushim për 15 minuta. Partia Socialiste kërcënoi se programi nuk do të prezantohej dhe nuk do të kishte debat për të, por do të hidhej direkt në votim. Pas rinisjes së seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e hodhi në votim programin, që mori 82 vota për. Gjatë votimit elektronik, deputetë të Partisë Demokratike u afruan drejt vendit ku gjenden ministrat dhe hodhën rregulloren e Kuvendit dhe një shishe uji drejt Ramës dhe kreut të ri të Kuvendit, Niko Peleshi.
Kjo është hera e parë që një program i ekzekutivit nuk prezantohet para deputetëve dhe nuk ka debat për të, por hidhet direkt në votim. Seanca zgjati vetëm 25 minuta, ndonëse ishte parashikuar të zgjaste 25 orë dhe të zhvillohej debat lidhur me programin. Pas seancës, Rama shkroi në Facebook se duhet që deputetët e zgjedhur të mund të debatojnë në Kuvend të papenguar.
Ai tha se 83 ulëset e fituara nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, janë detyrim ndaj votuesve “për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që në sallën e Parlamentit përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën apo sharjet e rrugës si alternativë opozitare”.
Ndërkaq, gjatë adresimit të shkurtër në Kuvend, para se të tensionohej situata, Rama tha se mandati i katërt përkon me planin që Shqipëri të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
“Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati. Shqipëria evropiane është busulla orientuese e çdo faqeje të programit tonë dhe metronomi i ritmit të çdo reforme që do ndërmarrim”, tha Rama.
Tirana synon që të bëhet pjesë e BE-së më 2030. Shqipëria hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE në tetor të vitit 2024. Kjo ndodhi pas një pritjeje të gjatë, pasi vendi kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe kishte marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2014. Vendi duhet të hapë dhe të mbyllë gjithsej 33 kapituj për t’u anëtarësuar në BE. Për hapjen dhe mbylljen e çdo kapitulli kërkohet miratimi i të gjithë vendeve anëtare të bllokut evropian./REL
Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com
Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.