Anëtari i djathtë i këshillit bashkiak të Vlorës, Gjergji Nika, ka denoncuar një skandal të rëndë në Bashkinë e Vlorës, duke e cilësuar vendosjen e një kryetari të komanduar si një skenar politik e ekonomik për të kontrolluar tenderat, pronat publike dhe buxhetin e qytetit.
Sipas Nikës, nënkryetari i emëruar vetëm pesë ditë më parë pritet të marrë drejtimin e bashkisë, në kundërshtim me ligjin që parashikon zhvillimin e zgjedhjeve brenda 45 ditësh. Ai akuzoi këshilltarët e majtë se po mbështesin këtë proces të paligjshëm, duke degraduar moralin dhe transparencën politike.
"Në Bashkinë e Vlorës po ndodh një skandal i pashembullt: në detyrën e kryetarit të komanduar ditën e Henë do të vendoset një nënkryetar i emëruar vetëm 5 ditë më parë. Ky veprim nuk është vetëm i paligjshëm, por një skenar i qartë politik dhe ekonomik për të firmosur dhe kontrolluar tenderat, pronat publike dhe buxhetin e qytetit.
Ligji është i qartë: brenda 45 ditësh duhet të zhvillohen zgjedhje që qytetarët të zgjedhin kryetarin e tyre. Çdo manovër tjetër është shkelje e hapur e ligjit dhe e demokracisë vendore.
Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë është fakti se këshilltarët e majtë do të vazhdojnë të votojnë dhe të gabojnë me vendimet e tyre, ashtu siç kanë gabuar për 2 vite me radhë. Çdo dorë e ngritur për të mbështetur këtë shkelje është bashkëfajësi e plotë në degradimin e ligjshmërisë, transparencës dhe moralit politik të tyre.
Dega lokale e Partisë Socialiste dhe këshilltarët e saj nuk po përfaqësojnë qytetarët, por interesa të ngushta politike e ekonomike.
Vlora ka nevojë për zgjedhje të lira dhe një kryetar të djathtë, të zgjedhur nga qytetarët, që të sjellë transparencë, moral dhe zhvillim për qytetin." - shkruan Nika.
Hajde p...i semes hjde.Maloku ne keshillin bashkiak ne Vlore.Imginoni nje anetar keshilli bashkiak ne veri nga jugu????????????????
PO SA TE NDERSHEM PO NA PARAQITEN KETA TE DJATHTET SIKUR KETA NUK KANE GOJE E BYTHE.
Sa të ndyrë janë edhe në surrat këta plehra