Kamerat e sigurisë së zonës ku jeton deputeti i PD-së Xhelal Mziu kanë fiksuar momentin kur autori mbërrin dhe në pak sekonda i vendos sasinë e tritolit banesës.
Policia e Tiranës ka sekuestruar një serë kamerash të banesave ngjitur me atë të deputetit demokrat ku kanë parë momentin kur autori vjen me një biçikletë dhe vendos në pjesën e murit rrethues sasinë e vogël të tritolit. Më pas menjëherë largohet po me biçikletë.
Në pamje ai duket se ka vepruar i vetëm. Kamerat e kanë fiksuar deri në afërsi të Institutit Bujqësor dhe më pas i humbasin gjurmët.
Sipas efektivëve të policisë, autori ishte veshur me rroba të errëta dhe mbante kapuç në kokë. Ndërkohë Xhelal Mziu është marrë sërish në pyetje ku ka mbajtur të njëjtin qëndrim se nuk ka konflikte me persona të tjerë.
Lënda plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës duke shkaktuar dëme materiale, ku janë thyer xhamat e vilës së Xhelal Mziut, por edhe të fqinjëve të tij. Dëmtime kanë pësuar dhe disa mjete të parkuara aty pranë.
Tritoli ka tronditur banorët e lagjes, ndërkohë në momentin e shpërthimit brenda në banesë ka qenë deputeti Xhelal Mziu me bashkëshorten e tij.
O Zhelal ketu do t'i lash te gjitha, por cfare "faji" kane komshinjte.
100% qe e ka vone vete. Kujt i hyn ne pune Mziu i shami kuqes, nje tropojan koketrashe qe as maloket e vet nuk e dun!?
Vendosja e tritolit ne banesa për të bërë presion, për të vrarë,si është vepruar nga banda kriminelesh,duhet të trajtohet si akt terrorist dhe denimi duhet të jet shembullor. Janë kapur me mina me telekomande dhe denimi ka qënë sikur vodhi një biçiklete,ose me qortim si ne rastin e vellait të asaj Alketa Vejsiut. Ky është TURP. Tani më bënë edhe nji çudi. Kam patur një rrogë më të mirë se sa nji deputet shqiptar gati 23 vjet me nji kompani shumë kombeshe. Si nuk arrita dot të bëjë një vilë si kjo e Xhelos, mbeta me dy dhoma guzhine. Ngushellohem që ndihmova sadopak që arsimova dy femijë. Kaqë. Ky Xhelua,femijet pa shkolle i ka lënë, apo e bëjnë ne Evrope dhe andej është badiava, këtë nuk e kuptoj dot. Bela kjo punë.
Do kete qene krahu I armatosur i pd i dhjerokrateve
Serbi na e Ka futur qe ne fillim keta punojne per Serbin e grekun dhe leket nuk i marin nga Serbi e greku i marin nga viktima kombi Shqipetar, o popull kur do zgjohesh PD ne sherbim te antikombetar.
O Mziu me duket se ti e ke edhe vete me akuzuar Ramen heee c'fare je ti mor derzi se te njohim shume edhe mire ta kane bere se e ke ndertuar me djersen e popullit.