Apeli i GJKKO i heq masën e sigurisë avokatit Besart Logu, por i ndalon të ushtrojë profesionin

29 Shtator 2025, 11:31Kronika TEMA
Apeli i GJKKO i heq masën e sigurisë avokatit Besart Logu, por i

Apeli i GJKKO i ka hequr masën e arrestit në shtëpi avokatit Besart Logon, i cili akuzohet nga SPAK se i ka marrë 8 mijë euro një klienti italian me qëllim për të ndikuar tek organet e drejtësisë për çështjen e tij.

Gjyqtari i Apelit të GJKKO Florjan Kalaja ka vendosur që të heqë masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndaj avokatit Besart Logut, por këtij të fundit i ndalohet që të ushtrojë profesionin e tij.

“Ndryshimin e Vendimit Nr. 92, datë 11.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Caktimin ndaj Z. B.L. të masës së sigurimit ndalues të parashikuar nga neni 243 i Kodit të Procedurës Penale, duke urdhëruar ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të profesionit të avokatisë.

Urdhërohet sekretaria gjyqësore që një kopje të këtij vendimi t’i njoftohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO.

Në 10 shtator të këtij viti, ndaj avokatit Besart Logu, u vendos masë sigurie ‘arrest në shtëpi’ nga GJKKO, pasi akuzohet nga SPAK se i mori 8 mijë euro një një klienti italian me qëllim për të ndikuar tek organet e drejtësisë për çështjen e tij.

Në njoftim, SPAK bënte me dije se avokati Logu i mori paratë prej 8 mijë për të ndikuar të funksionarët e drejtësisë, dhe jo për shërbime avokatie, siç pretendoi pak më herët vetë avokati në një reagim në rrjetet sociale.

Prokuroria e Posaçme bën me dije se e ka të dokumentuar me përgjime dhe filmime marrjen e parave nga avokati Logu, episod i ndodhur më 13 dhjetor 2024.

Hetimi për avokatin ishte regjistruar më herët, në datë 27 nëntor 2024, në bazë të kallëzimit nga vetë klienti i tij.

 

1 Komente

  1. K
    Kuptohet pse....

    Besart Logu eshte prej sektit te Saliut, si dhe gjyqtaret e GJKKO.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje