Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet këtë hënë edhe seanca e radhës gjyqësore për Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltez dhe tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”. Seanca nis në orën 11:00.
Në seancën e kaluar, mbrojtësit ligjorë të Berishës dhe Malltezit kërkuan pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK.
Të njëjtën kërkesë për pavlefshmëri të akteve e parashtruan edhe të pandehurit Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë gjyqësore, por u paraqit në ambientet e SPAK-ut në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, nga ku sulmoi edhe njëherë prokurorinë dhe drejtuesin e saj, Altin Dumani, për të cilin tha se do të largohet nga detyra si një puçist që fjeti mbi dosjet e krimit.
Eshte gjyqtarja me raport.......... Shty te shtyme..... Vari LESHTE per kete drejtesi MUT