Tufat e qenve endacakë sulmojnë bagëtitë në stan. Banorët e Dhërmiut: Na humbën 50 dele

28 Shtator 2025, 19:07Kronika TEMA
Tufat e qenve endacakë sulmojnë bagëtitë në stan.

Banorët e Dhërmiut denoncojnë sulmet e tufave të qenve endacakë mbi bagëtitë.Nazër Sakaj nga Dhërmiu ka treguar për gazetarin e Top Channel Mikel Mari një ngjarje të rëndë të ndodhur natën e kaluar, rreth orës 03:15, në stanin e tyre.

Sipas deklaratave të banorit Sakaj, një tufë qensh endacakë ka sulmuar bagëtitë, duke u shkaktuar humbjen e rreth 50 krerëve dele.

Familja Sakaj thotë se blegtoria është i vetmi burim jetese për ta dhe se e gjithë tufa e deleve dhe dhive është i matrikulluar dhe i pajisur me NIPT. Ata shprehen të tmerruar nga ngjarja, pasi gjatë sulmit rrezikuan edhe jetën e tyre.

Sipas tyre, qentë endacakë transportohen me furgonë nga qytete të ndryshme ku më pas lëshohen në zona rurale dhe ushqehen me bagëti. Familja apelon për ndihmë dhe vlerësim të dëmit nga autoritetet, duke theksuar se përveç humbjes së bagëtive, kanë dhe familjarë me aftësi të kufizuara dhe situata është tejet e rëndë për ta.

4 Komente

  1. Z
    Zoti i shkaterrofte

    O cfare o ben asaj zone fantastike kane shkuar lloj lloj robsh Ne Dhermi thuhet dhe del Nazer,o o cfare katastrofe nga nje zone 100% orthodokse greke tani jane vendosur kolonet islamike,grabitje pronash etj katastrofe.Zoti i shkaterrofte ideatoret e rrenimit te asaj mrekullie

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Kryetaret e papergjejshem te bashkive....turp.

      Përgjigjjuni
      1. L
        LORA

        Per mua eshte lajm i sajuar,per te perfituar demshperblim nga shteti .

        Përgjigjjuni
        1. 2
          22

          Lajm i sajuar, qenet endacak nuk jane ujqer. Jeto sajeaa i bejen atje ne Greqi me fermeret fiktiv. Jane mjeshter te genjshtrave.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje