Shqiptari kapet duke transportuar 27 kg kokainë në Itali

28 Shtator 2025, 20:40Kronika TEMA
Shqiptari kapet duke transportuar 27 kg kokainë në Itali

Një 47-vjeçar është vënë në pranga sot nga autoritetet italiane.

Sipas mediave vendase, në shqiptari është arrestuar pasi u kap duke transportuar mbi 27 kg kokainë me makinën e tij.

Ai u ndalua në makinën e tij në një pikë kontrolli pranë kabinës së pagesës së autostradës San Gregorio di Catania.

Pas arrestimit, 47-vjeçari është lënë në burg, për të vijuar me proceset e tjera ligjore. 

Lini një Përgjigje