Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Luz, Fushë-Krujë.
Ngjarja ka ndodhur në një servis automjetesh në pronësi të shtetasit me iniciale A. G., i cili ka konstatuar të dëmtuar qepenin e biznesit, rast të cilin e ka denoncuar në polici. Autorët dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
"Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.
Un menoj qy m Laq, n kryqenren e barbarise shpellare, ti nrihet ni statuj prej florini Alfred Nobelit me motivacjon: "ne nerim te shpifjes se DINAMITIT qy na ka zgjidh hallet me kunershtart pa u dal perball na frika"