Apeli i GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

30 Maj 2025, 12:45Kronika TEMA
Apeli i GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan që u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai me dyshimin se është përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”.

Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e "sigurimit të kushteve për vrasje" në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.

Përmes avokatit, Çapja  ka pretenduar se nuk ka përdorur SkyEcc dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt.

Në të njejtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg përjetë si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.

 

Lini një Përgjigje