Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, nuk pranon ankimin e Fredi Belerit për hetimin e Olta Xhaçkës

14 Maj 2025, 16:04Kronika TEMA
Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, nuk pranon ankimin e

Apeli i GJKKO rrëzon shkallën e parë të GJKKO, duke pranuar ankimin e SPAK dhe nuk do regjistrohet hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi.

GJKKO kishte urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të niste hetim për deputeten dhe bashkëshortin e saj, por SPAK e ankimoi, duke njoftuar se nuk kishte gjetur elemente të veprës penale nga hetimi i mëparshëm, duke e pushuar çështjen.

Pas urdhrit të GJKKO, u bë ankimim në Apel nga SPAK dhe shkalla e dytë i dha të drejtë Prokurorisë ditën e sotme.

Ndërkohë që Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar njëkohësisht edhe ankimimin e bërë nga Fredi Beleri po për këtë çështje, pasi denoncimi për rastin "Xhaçka" ishte i tiji. Shkalla e parë e GJKKO kishte pranuar kërkesën e Belerit të muajit shkurt të këtij viti, i cili kërkonte që SPAK ta hetonte deputeten.


Por sot (14 maj), Apeli ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë të GJKKO dhe njëkohësisht rrëzoi edhe ankimimin e Belerit, duke vendosur me formë të prerë pro SPAK që hetimet ndaj Xhaçkës dhe bashkëshortit të mos fillonin.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së për kërkesën e SPAK dhe Belerin:

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 14.05.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 90 akti, datë 08.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Pranimin e ankimit të bërë nga ankuesi Dh.A.B.

2. Detyrimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për regjistrimin e procedimit penal dhe për vazhdimin e hetimeve për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 186 287 të Kodit Penal, mbi parashtrimin e kallëzimit penal nr. 181, datë 04.09.2023, sipas pikës 42 të këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

- Shfuqizimin e vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Rrëzimin e ankimit të ankuesit Dh.A.B., me objekt “Shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. 22920/1 Prot., datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuar dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse”. 

2 Komente

  1. M
    Motren ku ta keni

    Nuk priten fare keta cunat? Po mire bejne se nuk e ka mendjen njeri!

    Përgjigjjuni
    1. m
      mirel

      Tani qe i fituan zgjedhjet prape, me urdher te mBretit Ramut, Olta Zhaxhka eshte e pafajshme. E meriton te vjedhi sa te doje nga pronat publike

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje