Dan Hutra dënohet më burgim të përjetshëm

14 Maj 2025, 11:13Kronika TEMA
Dan Hutra dënohet më burgim të përjetshëm

Dan Hutra, shpallet fajtor për vrasjen e 3 grave në mars të vitit 2023 në Tiranë dhe dënohet më burgim të përjetshëm. Prokuroria kërkoi 3 dënime me burgim të përjetshëm dhe 1 me 35 vite burg për Hutrën.

Më 1 mars 2023, Dan Hutra, një 40-vjeçar me precedentë të shumtë penalë, kreu një seri krimesh të rënda në Tiranë, duke vrarë tre gra dhe plagosur tre të tjera brenda pak orësh.

Plagosja në Astir: Rreth orës 12:15, në rrugën “Teodor Keko”, Hutra plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, me të cilën kishte njohje të mëparshme.

Masakra në Kodër-Kamzë: Rreth orës 12:35, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, Hutra vrau me armë zjarri Mevlute Hysa (30 vjeçe), motra e Elenës, dhe Hasime Dafku (30 vjeçe), e fejuara e vëllait të Elenës. Gjithashtu, plagosi rëndë Elenën (35 vjeçe) dhe nënën e saj, Kujtime Hysa (60 vjeçe).

Vrasja në Kamëz: Rreth orës 12:48, në oborrin e banesës së saj në Kamëz, Hutra vrau me armë zjarri Etleva Kurtin (31 vjeçe), motra e Vladimir Kurtit, me të cilin Hutra kishte pasur konflikte në burg.

Pas këtyre ngjarjeve, policia organizoi një operacion të gjerë dhe arrestoi Hutrën rreth orës 18:45 në zonën e Sharrës, së bashku me armën e krimit.

Në dëshminë e tij, Hutra pranoi krimet, duke deklaruar se i kishte planifikuar me vetëdije dhe se nuk i interesonte sa do të dënohej. Ai shprehu pendesë vetëm për vrasjen e Hasime Dafkut, e cila ishte shtatzënë. 

5 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Po kete nuk e ka vnue ne liste te sigurt Brrisha si ka si ka vnue Arjan Ndojn e Durrcit?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ec Aty

      E ke gabim, or zotni. Ky nuk përmbush standardet e PD-së. Me vetëm 3 të vrarë, dhe ti dashka të futet në listë të sigurt? Kur të arrijë nivelin e Xhin Xhonit, flasim.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Loni

      Po perse nuk varet ne cengel ky majmuni vrases , sepse nuk I duhet as familjes as vendit nje sadist si ky majmuni pa lesh.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bummm.bumbum

        Po ktë pse do e mbani me buk? Nga taksat tona ?

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          Edhe ne taksapaguesit u dashka ta mbajmë me bukë gjithë jetën këtë orangutangun?? Një gjilpërë ose një plumb kokës dhe shpëtojnë të gjithë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje