
Një i dënuar me 40 vjet heqje lirie, i identifikuar si Bekim Memeti nga Tetova, është arratisur nga Burgu i Idrizovës, gjatë dërgimit të tij për në spital. Mehmeti është i dënuar për vrasje, 6 vjet më parë.
Sipas të dhënave, i dënuari i arratisur ka kërkuar të dërgohet në spital, dhe drejtuesit e burgut ia kanë mundësuar një gjë të tillë, por gjatë rrugës, ai ka rrëmbyer pistoletën dhe ka plagosur njërin prej shoqëruesve, konkretisht shoferin e ambulancës, duke i mundësuar vetes arratisjen.
Ende mbetet e paqartë dinamika dhe rrjeti që e ka ndihmuar Memetin në arratisje, ndihmesa e mundshme që i është dhënë nga persona të tjerë nga jashtë, ndërkohë që hetimet do të shtrihen tashmë edhe në dy pista. Për profile të tilla si Mehmedi, burgu i Idrizovës ka kërkuar gjithnjë ndihmë dhe shoqërim nga njësitë speciale, kjo bëhet thuajse për cilindo të dënuar me mbi 10 vjet burg, por për Memedin burgu nuk ka kërkuar ndihmë.
Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme. Sipas informacioneve të Alsat, burgu nuk ka pasur dërguar kërkesë pranë MPB-së për ndihmë shoqërimi të të dënuarit, duke ngritur edhe dyshimet për inskenim dhe prapavijë të rastit
Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve e RMV-së, ka publikuar një status në faqen e saj zyrtare në Facebook ku ka informuar se ditën e djeshme, personi me inicialet B.M, 36 vjeç nga Tetova, i dënuar me 21 vjet burg, duke u transportuar në Kompleksin e Klinikave të Shkupit, ka arritur të plagos një pjesëtar të policisë dhe ia ka mbathur në drejtim të panjohur, transmeton tetova.com
Më datë 12 janar 2023, rreth orës 23 e 20 minuta, gjatë zhvendosjes së personit të dënuar me inicialet B.M.(36 vjeç) nga Burgu i Idrizovës në Qendrën Emergjente “Nënë Tereza” për shkak të dëmtimit të dorës së djathtë, në magjistralen për në Shkup në pikën e karburantit Lukoil, automjeti zyrtar është penguar nga një makinë e tipit “Audi” ngjyrë gri pa targa që i ka zënë rrugën, transmeton tetova.com
Në atë çast, i dënuari i ka marrë pistoletën e shërbimit nga këllëfi i policit të burgut me inicialet I.H, i cili drejtonte furgonin, ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur në pjesën e poshtme të barkut.Për shkak të plagosjes, drejtuesi ka ndaluar automjetin, ndërsa i personi i dënuar ka ikur me makinën “Audi”, që i preu rrugën furgonit të policisë.
Punonjësit e uniformave blu të burgut rastin e kanë denoncuar menjëherë në SPB të Shkupit. Polici i plagosur është dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm dhe pjesëmarrësit në ngjarje janë marrë në pyetje nga organet e policisë. MPB ka dhënë urdhër për lëshimin e një fletarresti qendror. Administrata për Ekzekutim të Sanksioneve do të kryej mbikëqyrje të jashtëzakonshme në Burgun e Idrizovës dhe do të ndërmarrë masat përkatëse për të gjitha parregullsitë në mënyrë që të konstatohet se përse nuk është ofruar ndihma policore për përcjelljen në spital të të burgosurit. Gjithashtu do të përcaktohet nëse ka përgjegjësi për organizimin epërcjelljes dhe për lëshimet që çuan në një zhvillim të tillë të ngjarjes.
I burgosuri B.M. nga Tetova është dënuar me gjithsej 21 vjet burg, 19 për vrasje dhe 2 për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ai vuan dënimin nga data 28.12.2020 dhe i skadon më 17.04.2040.
Lini një Përgjigje