U arrestuan për shpërdorim detyre, lihen në burg sekretari i përgjithshëm i Financave dhe 2 të tjerët

13 Janar 2023, 13:12Kronika TEMA

U arrestuan për shpërdorim detyre, lihen në burg sekretari i

Lihen në burg dy zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurove.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi sipas avokatëve ai ka shfaqur probleme kardiake në izolim, dhe më pas është transportuar në spital.

Ndërkohë avokatët kanë kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen.

Në seancë kanë qenë të pranishëm vetëm drejtori i personelit në Ministrinë e Financave, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues.

Sipas prokurorisë, këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.

1 Komente

  1. T
    Tropoja

    Tani po vdesin gjithe keto vemjet ca nga arrest kardiak ca i zhduk rama vete si ate te incerenatoreve,i kap zemra tani plehrat se nuk jane mesuar me burg prandaj.Bravo Zonjes Kim.Ngordhin si pulat

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje