
Shefi i Krimeve të Policinë e Shkodrës, Pllumb Shpati ka folur jashtë kamerave për sulmin me tritol në banesën e tij.
Ai është shprehur se nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë bërë sulmin ndaj tij.
Ngjarja ndodhi në orën 03:50.
48-vjeçari prej vitesh ishte efektiv në Policinë e Shkodrës.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.
Policia njoftoi se nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje