
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak caste më parë tek rrethrrotullimi i ish-QTU-së në qytetin e Fierit.
Burimet bëjnë me dije 50 vjeçari, Dashamir Muça është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se pas një konflikti të çastit Altin Nika ka plagosur me armë zjarri, Dashamir Muçën i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.
Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje