Arrestimi i 41-vjeçarit për zjarrvënien në Laç, Balla: Të marrë fund kapitulli i mosndëshkimit

25 Gusht 2023, 11:55Kronika TEMA

Arrestimi i 41-vjeçarit për zjarrvënien në Laç,

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve, duke u ndalur përkatësisht tek zjarrvënia në Laç.

Balla thotë se gjykata e vlerësoi si të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e autorit të vënies së zjarrit në Laç. Ndërsa bën thirrje që gjykatësit e këtyre çështjeve të mbyllin kapitullin e mosndëshikimit të kësaj vepre penale.

Në pranga ra 41-vjeçari, Vladimir Hysku.

''Gjykata e vlerësoi të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit të Laçit dhe kjo është një arsye për ta vlerësuar Prokurorinë për dokumentimin e dosjes penale dhe vendimin e përgjegjshëm të Gjykatës!

Në pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale, bëj apelin e përsëritur edhe nga Kryeministri Rama, që gjykatësit e këtyre çështjeve ta mbyllin përfundimisht me vendimet e tyre kapitullin e gjatë dhe të turpshëm për drejtësinë të mosndëshkimit të duhur të kësaj vepre penale për vite me radhë'', shkruan Balla.

Lini një Përgjigje