Kudo që të shkosh, do jesh vajza ime: Një histori e vështirë për t'u treguar

24 Gusht 2023, 17:19Kronika TEMA
Kudo që të shkosh, do jesh vajza ime: Një histori e

Nga Anila Hoxha

Histori e vështirë për tu treguar.

I lashë pushimet mbas një telefonate që më njoftoi: nesër del para gjyqtares Majlinda Dogga, në Tiranë një nënë me shtatë vajzat e saj. Kërkojnë urdhër mbrojtjeje nga kryefamiljari sepse ai nuk pranon që të bijat të ndjekin shkollën.

Kur po udhëtoja drejt Tiranës, mendova cdo version të mundshëm. Atë të disave që kam ndeshur në seanca gjyqësore, që nguten ti martojnë bijat, të thyer nga paragjykimi dhe dobësia për ti lënë të lira në jetën e tyre. Derisa ato të zgjedhin vetë.

Të parat mbërritën vajzat dhe e ema. Ishin marrë në mbrotje nga shteti.

Në fund sollen babain. Një 44 vjecar , që mbahej përkrah nga një polic dhe duart i kish të kycura në pranga. Ju drejtua të madhes sapo e ndeshi në korridor “ bijë -i tha, kudo që të shkosh do jesh vajza ime”.

Cifti u martua në vitin 2001. Cifti ishte në kërkim të një djali dhe sollën në jetë shtatë vajza. Pas cdo shtatzanie, e qara e foshnjës dukej se njoftonte sërisht “ linda vajzë”. Megjithatë bijat nuk e zhgënjyen babën dhe nënën, të tëra me rezultate të larta në shkollë.

Por gruaja , me sytë përtokë i përgjigjet gjyqtares se ndonëse u martua me një bashkëshort të përkushtuar të cilin e ndihmonte ne biznesin privat që kanë, ajo kishte zë të dobët për të vendosur në familje. ‘A është sic kanë deklaruar vajzat në polici, se babai nuk lejonte shkollimin – pyet gjyqtarja që synon të jetë e qartë nëse bëhet fjalë për një zënkë ekonomike e për pasojë vajzat mbajnë anën e nënës.

Vajza e madhe, sot 20 vjece ndjek një universitet të njohur në kryeqytet, edhe e dyta. Aty shkëlqejnë. Të tretën e morën të ndjekë gjimnazin dhe jetojnë së bashku. Po bëheshin gati të rregjistronin të katërtën edhe atë në gjimnaz. “ Duhet të ikja në një intership në Itali dhe babai në grindje e sipër deklaroi jo nuk do shkosh” i pohon gjykatës më e madhja. Shkolla është e rëndësishme për mua përshpërtit e reja. I ati përgjigjet “ po shisja shtëpinë që të jemi bashkë në Tiranë, cfarë ju ka munguar? Me këto duar e kam bërë natën ditë për ju.”

Por vajzat dëshmojnë se kur u zgjuan panë prindërit duke u grindur. E mandej duke u shtyrë me duar. Në një moment babai bërtiste“ në këtë shtëpi do bëhet sic them unë”. Ato hynë për ti ndarë dhe ai e qëlloi njërën prej tyre me shuplakë.

Kur situata doli krejt nga kontrolli, vajzat i thonë gjyqatres se i rreshtoi dhe i pyeti “a doni të shkoni në Tiranë, ikni”.

“Ky ishte momenti kur babai doli nga shtëpia. Edhe për mua shkolla është e rëndësishme, edhe për motrat e mia- I thotë gjyqtares vajza tjetër. Është e dyta që ndjek si e motra një universitet privat. Pranon që cdo javë babai dhe nëna udhëtonin nga qyteti i tyre për ti takuar e për tu kujdesur.

Por familja duhej bërë bashkë. E shtëpia duhej shitur. Por babait ja kërkuan shumë lirë shtëpinë ku ato u rritën, dhe ai nuk po e shiste dot me një cmim të arsyeshëm. ‘Këtu do hyja në kredi, sepse me aq para nuk plotësohej cmimi i një apartamenti në kryeqytet” – përpiqet ti shpjegojë të shoqes se në prani të gjyqtares.

Por ai ishte aq nervoz saqë u bë agresiv dhe rrahu të shoqen. Pastaj të bijën. Pastaj ato u larguan në Tiranë. Kur u kthye , ai shkoi në policinë lokale , e cila telefonoi gruan e megjithatë gruaja thotë “nuk i tregova se ku gjendeshim mbasi kisha frikë prej tij”.

Nga data 22 gusht , kryefamiljari udhëtoi për në Tiranë, i kërkoi dhe nuk i gjeti. Shkoi sërisht në polici për të njoftuar ku dhe u arrestua mbasi ishte denoncuar për dhunë në familje nga bashkëshortja dhe të bijat.

“Unë kërkoj urdhër mbrojtjeje – thotë gruaja e tij, nëna e fëmijëve . Kishim vendosur ti shkollonim vajzat në kryeqytet mbasi këtu shkollat janë më të mira se atje ku jetojmë, por ai ndërron vazhdimisht mendje. Kërkoj urdhër mbrojtjeje edhe për vajzat tona.
Ai mbulon fytyrën me pëllëmbët plot kallo dhe shpërthen në të qara. ‘Kam duruar boll, nuk duroj më dot – shpjegon zë mbytyr 42 vjecarja” .

Gjykata civile vendos mbasi i degjon te gjithe. Burri iku në burg, nëna me shtatë vajzat dërgohen në një strehëz.

Cila është e vërteta ? Duart e të dy prindërve ishin plot kallo . Ata rritën bashkë shtatë vajza, dhe që të shtata duhen shkolluar.

16 Komente

  1. @
    @

    Mìre qe duhen shkolluar te shtata,por shkolla kushton. 9 fryme kush do ti mbaje me buke e me shkolle ,vetem babai? Mbase ka ardhur koha e sakrificave, jo te gjithe mund te shkojne ne shkolle,disa duhet dhe te punojne.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Ai Prind ska bere asgje per Burg ,pse mbahet ne Burg, Turp per Gjykaen, Ata kane nevoje per ndihme ,dhe shikoj e lexoj qe qenkan shume te lidhur me Familjen, Lirojeni Babain dhe ndihmoini te jetojne bashke te Lumtur, Vajzat edhe duhet te Punojne ,jo vetem Shkolle ,shkilla ka kohe ,behet pas disa vitesh .

      Përgjigjjuni
    2. I
      Ilir

      iEkuacion shume i veshtire per tu zgjdhur:98 1.Prinderit me duar plot kallo ( pra shume puntore) 2. Ishin gati te shisnin shtepine per te shkolluar vajzat. 3. Dy vajzat vazhdojne studimet ne universitet privat Mos valle vajzat kane shume pretendime dhe te jatit i eshte sosur durimi? Me vjen keq ta them, por dhe une ndoshta do te sillesha si babai puntor qe e plasen ne burg

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Bravo Ilir, plotësisht dakord. Të shohim kush do ua paguajë atë shkollën private tani që çuan punëtoron me kallo në burg.

        Përgjigjjuni
      2. s
        shqip

        "Cila është e vërteta?" Kjo është pyetja që do përgjigje . Mos e kërkoni të vërtetën te ata njerëz me duart plotë kallo . Mos e kërkoni as te ato vajza , fati keq i vetëm i tyre, sepse kanë dy prindër të ndershëm . Sepse provinca ku jetojnë ka një diznivel pabarazie me Tiranën. Të vërtetën kërkojani Edi Ramës. Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të vërtetën kërkojani ministrave dhe ish, administratës së korruptuar e të pasuruar që nuk i shpon plumbi. E vërteta është që këto vajza me kaq pasion për tu bërë dikushi, duhet të kenë bursa studimi, edhe gratis po qe se deklarimet vjetore të fitimit, nuk janë të tilla për të mundësuar shkollimin. E kuptoni o kafshë me fytyrë njeriu (për pushtetarët) ? E kuptoni se ky lloj zhvillimi është regres. Prandaj dhe të pa fatet që nuk kanë një baba ose nënë me 4x4, si ajo makina e atij që përfundoi ke diga liqenit, ikin nga ky vend i menderosur. Prandaj dhe konfliktet brenda familjeve vijnë sepse ky model zhvillimi i lë njerëzit në kushte margjinale. Zhduku trenat qeveria shqiptare. Gjithë bota studentët shkojnë e vijnë me trena. Këta plera nuk shtruan 1 M trase. Ndërtojnë kulla. Të kam dhjerë kullën o palaço. Populli do shkolla, do trasport të lirë, deri falas për nxënësit. Më nxjerr naftën e Shpiragut. Tani kemi punë me bagëtinë. Për ca muaj do kenaqemi me miliona dollarë, me gojën hapur si peshku pa ujë . Ç'u bë me ato inceneratorët ? A nuk do mjaftonin ato para e të tjera, e të tjera të evitonin sherre në familjet shqiptare? A nuk do mjaftonin ato qindra në mos miliardë euro të ikur në drejtim të paditur, që ky baba i mjerë mos qajë si fëmijë para fëmijës së vet ? Po çfarë dinjiteti i ngelet njeriut të shkretë , kur i duhet të shesë çatinë që i rri mbi kokë , për të shkolluar evlatet e tij. E kuptoni o gazetarë/e cili duhet të jetë misioni juaj ? Ne jemi qenie njerëzore dhe gabojmë në gjykim shpesh herë. Mbase ndikimi i kësaj jete virtuale na e pengon disi realitetin shqiptar. Por të jemi të ndërgjegjshëm për veten tonë . Kjo pjesë e pa fat e shoqërisë vuan jo për fajin e tyre. Vuan për politikat e gabuara të pushtetarëve. Pastaj po kjo pjesë shpesh bie viktimë e matrapazëve klerikë. Që duke parë anën e dobët të tyre, nxit të përqafojnë fenë radikale. U errësojnë arsyen , deri në shndërrim të plotë të karakterit. Prandaj them, :në vend që shteti të ofrojë mbështetje , i le të bien pre e një bote obskurantiste. Jepjani këtë artikullin e gazetares Anila Hoxha ta lexojë Erion Veliaj apo Edi Rama. Mbase vënë dorën në zemër dhe shpëtojnë këtë familje nga hallet dhe nga shpërbërja.

        Përgjigjjuni
        1. @
          @

          Me vjen keq Shqip ,por une mendoj se pergjgjet nuk mund ti gjejme gjithmone te poltika. Kjo nuk do te thote se une jam i kenaqur me politiken,por te jemi realiste . Jetojme ne nje vend relativisht te prapambetur. Ne 30 vjet nuk mund te arrijme ate qe perendimi e ka arritur ne 600 vjet. Kemi hecur goxha ,por kemi edhe goxha rruge per te bere. Te cosh 7 vajza ne shkolle te larte eshte mision gati i pamundur edhe ne Amerike e Gjermani sepse asnje prind punetor nuk i ka keto mundesi financiare. Tek e fundit prandaj jane alternativat e tjera si p.sh.arsimi profesional te cilin e zgjedhin nje pjese e mire e rinise Gjermane.kush ka deshire per tu shkolluar mund ta beje edhe pas disa vitesh pune.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Sh e vertetë! Po nqs keto gocat kan pas rezultate kaq të larta shteti duhej të kishte ndihmuar familjen me shpenzimet. Nejse sh pune e çuditshme ...edhe artikulli ste ndihmon po të bën më rrëmujë

            Përgjigjjuni
          2. R
            Revolucionari

            Ti o shqip ke bërë një hartim të bukur që i shkon kohës së Enverit (nëse e ke arritur se me të dëgjuar ske për ta marrë vesh kurrë të vërtetën). Ky sistem i fëlliqur, kur i madhi dhe i forti të bëjnë gjëmën është për malokët e mutit besëprerë, që e shkërdhyen këtë vënd, e vodhën dhe grabitën dhe kanë surratin të na bëjnë dhe moral. Në këtë kohë që jetojmë babai punëtor me kallo, me siguri ka të drejtë pasi kërkesat e gruas dhe vajzave nuk përputhen me të ardhurat që kanë. Shpesh fëmijët e familjeve të tilla të ardhura nga qytete të vegjël apo fshatra u hypin mëndtë mbi kokë dhe kërkojnë atë që nuk e arrijnë dot. Familja në fjalë do shkojë në të sëmës pa kontributin e babait ose vajzat do katandisen mos më keq. Nuk po them fjalën e duhur pasi nuk dua të paragjykoj njeri.

            Përgjigjjuni
          3. D
            Drini

            Eshte veshtire te jesh baba me gjith ato pela ne shtepi. Si i nxjerrin leket pelat ne Tirane? Tirana nuk eshte e lirw per te jetuar....

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tutu

              Ku eshte fati i shume baballareve puntore ne kete lloj kapitalizmi… familja eshte bashkim kontributi dhe solidariteti… nuk shoh me shume se mosmirenjohje nga kualicion femrash ne ate familje… egoizmi femeror e shkaterron shoqerine dhe familjen… kembet shtrihen sa eshte jorgani… keqardhje per fatin e atij burri..feminizmi qe po perpiqet te kultivohet ne shqiperi eshte mbi baza shpesh banale… te jesh femer , te jesh solidare dhe e barabarte ne te drejta dhe kontribute jetesore…

              Përgjigjjuni
              1. D
                DEMOKRATI

                Komenti sh i sakte. Mu dridh trupi teksa lexoja, mendoja po ky baba eshte dakort qe bijat e tij qe i ka rritur me ato duar me kallo ti shkolloje, por kurrsesi jo qe per shkak te nivelit ekonomik bijat te marrin rruge te gabuar. Kafshate qe ska perdihet varveria. Ne kete rast nena e vajzave duhet te bashkepunonte me shume me te shoqin e te gjenin nje mundesi. Rruga me e shkurter e rasen ne burg babain mbrojtes te vajzave e gjoja shpetuan. Por jo dyshoj se kjo familje do te shkaterohet por jo per faj te babait mbrojtes te te bijave. Neser do te jete vone.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  D.Didani

                  Kendveshtrime te ndryshme,bile duke futur politiken. Jane 9 fryme. Vajzat duan te gjitha shkolle Se pari: Mund te shkollohen edhe ne shkolla shteterore. Kush i paguan ne shkolla private? Se dyti Keto vajza mund te kene dashuri per shkollen,por nuk kane per familjen. E suigurte qe nuk do kene te ardhme te mire. Jane te dhena pas shkolles,jashte fuqive te familjes,mund te perfundojme viktima te pasanikeve mashtrus. Se treti: Shkolla mund te behet ne cdo kohe dhe ne cdo moshe. Pa ekonomi ,nuk mund te kete shkolle. Vajzat mund te punojne dhe te vazhdojne shkollen. Se katerti: Pak grindje,nerva,por jo dhune. Perse ajo nene i armiqson vajzat me babane.? Se gjashti... Perse duhet qe shkolla te vazhdohet doemos ne Tirane? Nuk e morem vesh,jane ne fshat ,apo ne ndonje qytet te vogel,ku jetohet dhe mesohet? Se shtati! Nuk jane keto femra pjese e biznesit apo shtepise,dhe edhe ato te mendojne per ekonomine,se bashku me prinderit??? Ato nuk jane komshi me babane,jane familje!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Era

                    Më vjen keq për atë baba,vajzat po të ishin të shkëlqyeshme me mësime do shkolloheshin në universitet publik me kosto të ulët. Të ulen dhe të flasin me prindërit. Bravo Anila Hoxha për shkrimin. Unë jamë gjyshe,më vjen keq po feminizmin shumica po e shohin mbrapsh.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Artisti

                      Ne raportet familjare eshte e veshtire qe te percaktosh se cilat jane rrethanat e renda te dhunes ne familje, si dhe cilat jane ato qe i perkasin nje mosmarrveshjeje mes anetareve te familjes, ku reagimet jane disi me agresive. Ndoshta gjykatesit duhet te jene me te vemendshem per te ndare nje dallim te tille, pasi ne nje logjike te thjeshte, duke qene se nuk merremi vesh per cdo gje me partnerin, cdo anetar i familjes duhet ta kete gati te shkruar nje kerkese per urdher mbrojtjeje. Nje e keqe tjeter vjen nga fakti se, edhe sikur te paqtohen njerezit e konfliktuar, kjo rrethane do te ndikoje vetem ne percaktimin e mases se denimit, por jo ne nderprerjen e situates se krijuar, per rrjedhoje, ajo familje do te jete e destinuar qe te humbase integritetin. Gjithesesi, ne eventualitetin e rendimit te situates deri ne ekstrem (sepse kemi pare shume raste ne te cilat, pasi eshte deklaruar te gjyqtarja se raportet jane normalizuar, bashkeshorti eshte sjelle edhe me dhunshem ndaj viktimes, madje edhe e ka vrare), ndarja e sa (familjes) mbetet zgjidhja e vetme. Per t'u kthyer ne rastin e prinderve me 7 vajza, sikurse babai i thote te bijes "kudo qe te shkosh do jesh bija ime", jam i bindur se te dy ata prinder do vijojne qe te bejne te pamunduren per te miren e vajzave te tyre, si dhe do t'ua respektojne deshirat dhe aspiratat, pasi tashme kane kuptuar se ato nuk jane placka ne pronesi. Ndoshta per nje fare kohe nuk do jene ne marredhenie te ngrohta, si bashkeshorte dhe si prinder, por me kalimin e kohes do qetesohen. Ne thelb, nga menyra se si kane rrjedhur gjerat, duken qe jane njerez per se mbari dhe nje ngjarje e vetme nuk ua zbeh atyre meritat per te qene ballelart ne shoqeri. Babai nuk duhet qe te mendoje dhe as te ndjehet si i "tradhetuar" nga pjesa tjeter e familjes. Ai duhet te mendoje vetem qe, per shkak te rendeses se ngjarjes, bashkeshortja dhe vajzat e tij jane trembur dhe ai ka barren qe t'i qetesoje ato dhe t'ua riktheje besimin se ai eshte kollona mbajtese e tyre. Po keshtu, edhe gruaja dhe vajzat e tij nuk duhet te ndjehen te ndrydhura nga gjykimi i shoqerise apo i farefisit, pasi secili ka sherret e veta ne familje dhe secili, ne menyre krejt te vecante dhe individuale, ka njdeshmerine dhe forcen psikologjike per t'u perballur dhe vetepermbajtur, por asnjeri nuk ka te drejte qe ta pretendoje forcen e vet edhe tek te tjeret, qe, ne nje moment te caktuar ndjehen me te dobet/ta. Qe te dyja palet po kalojne ne nje faze te perkoheshme, ku nje pjese e vajzave po merr ne duar frenat e jetes, po rriten, gje qe tek nje prind i perkushtuar dhe qe e do femijen e vet njesoj si ne diten e pare kur ka lindur, eshte e veshtire per t'u kaperdire. Ne fund, nje emsazh per shoqerine, komentuesit dhe farefiset e tyre: mos i nxisni per t'i mesuar asaj familjeje se si mbrohet e drejta, dinjiteti, morali, cipa etj! Lereni ate burre te qete ne hallin e tij! Lerini ato vajza te qeta ne hallet e tyre! Secili prej tyre do ta gjeje vendin e vet, por kjo duhet qe te behet ne menyre krejt te natyrshme, pa shtysa. Ata kane nevoje per qetesi, per heshtje.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sokaku

                        Mjerimi nuk kërkon mëshirë, mjerimi kërkon të drejtë. Është fat që janë vajza të talentuara dhe dëshirojnë të arsimohen. E drejta për arsimim mbrohet nga Kushtetuta.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tomi

                          I ka fajet ajo baxhella qe ka emrin nene ne ate familje. Kushedi ku eshtenashtruar nga dikush qe do ta palloje ate dhe shtate bucet e vogla dge ja fusin ktij te shkretit. Te qifsha gjykatesen e drejtesise qe u jep te drejte rruspijeve.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje