Aksident i rëndë në Sarandë, humbin jetën dy turistë italianë. Plagosen dy të tjerë

24 Gusht 2023, 09:13Kronika TEMA
Aksident i rëndë në Sarandë, humbin jetën dy

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në Sarandë në zonën e Manastrit ku një motor është përplasur me një automjet. Për pasojë kanë vdekur 2 persona. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe si pasojë kanë vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Automjeti tip Mercedes Benz ka qen me drejtim lëvizje Sarande -Ksamil dhe motori Ksamil -Sarandë.

11 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    17 vjeç !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Ai 17 vjecari nuk duhet te marri me patente ne jete. Jemi shume qe ecim me motorra, por tmerrohemi nga idjotet dhe kriminelat qe i japin makines pa asnje pergjegjesi duke marre jete njerezish. Nuk duhet te kete me tolerance. Stop

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tutu

        Po per keta hajdutet e jeteve do thote gje zoti kminister…?!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kritiku

          Po per idiotesite e tua qe shkruan duhet te pergjigjet Kryministri apo te jape doreheqjen? Na mbyten shpellaret me trurin sa te peshkut qe japin mend apo komentojne. Kthehu ore shpellar andej nga ke ardhur sepse nuk eshte vendi yt ne mes te njerezve.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tetovari

          Po kush ja dha lejen shoferit 17vjeçar me i grah Mercedesit, me i mar nqaf dy turistet e ri, deri kur policija doti toleroj keta qe shkelin ligjin.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prindër qe nuk duheshin lejuar të bënin femije

            Bravo babai me lekë. I.paska blerë makinë Benz djalit 17 vjeç. Prindër kokerr legeni qe u ka marre jetën Dy të rinjve. Nje makinë perfundon tek diga e liqenit ne Tiranë. Nje tjeter vret dy vetë ne Sarande. Të dyja me kalamaj ose gangstere ne drejtim. Unë them të futet ne burg prindi. AI 17 vjeçari nuk ka faj. Është i vogël per të patur faj të madh. Kur ke prindër trapa nuk është faji yt.

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Në shqipëri patenta meret 12 vjeç?

              Përgjigjjuni
              1. K
                Keta jemi, ky eshte niveli

                Kafsha 17 vjecare.....ca te thuash

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kulla

                  Edhe Policia e zgjidhi problemin duke pezulluar shefin e seksionit te qarkullimit. Nuk eshte zbardhur asgje nga hetimi, por menjehere publikohen masat administrative . Hetimi administrativ te filloje nga koka e deri te polici me i thjeshte.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tirons

                    Katundari 17 vjec me benz shtyp dy gjynah qare qe i dolen para. Ja titulli i vertete Ckeni mer italiane qe vini e lini kockat ketu ne kte vend legen? Rrini atje ku jeni se jini mire, na lininne kafsherine tone

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Markato

                      Ne Sarande neper lagje te shtypin motorra e makina ,hashish e pordhe ,kam 2 vite te shikoj Polic ne lagjen time..edhe kur i shikoj pak me poshte jane ne Kafene te dehur….Nuk flejme dot nga zhurmat e motorreve e makinave….Fryhen si kaposhat disa koke Lajthi as 15 vjec me X 5 …nuk kalon dot ne Torrtuare nga makinat,motoret e Mallrat e dyqaneve se Policia ju merr leket nen dore e cdo njeri ben si do….Nuk ka Polici ka Horra hajduta gjobaxhinj…gjithe Qyteti e di tarifen e Policise per muzike…Po vrasin njerezit kot ne rruge,,meqe jane italianet do shkruhet Dy tre dite e dò harrohet.te ishin Shqiptar Viktimat u harruan direkt..ky eshte Realiteti Shqiptar.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje