
Të tjera detaje zbulohen nga aksidenti i frikshëm i mëngjesit të së martës në digën e Liqenit të Tiranës, Eldi Alushi, në orët e para të mëngjesit doli nga rruga me makinën “BMW X6” dhe u përplas tek bordurat mbrojtëse të digës.
26-vjeçari tashmë i arrestuar nuk ka qenë vetëm në makinën e tij në momentin e përplasjes.
Mësohet se Emiljano Nina, Jurgen Allushi dhe Eldi Allushi, janë tre personat që kanë qënë në makinën tip “BMW X6” që lëvizte me shpejtësi marramendëse në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet.
Dyshohet se Emiljano Nina ka qënë shofer i makinës, i cili ende nuk është ndaluar nga policia.
Nina është një emër i njohur për policinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe është kushëri i Ervis Martinaj, shkruan ora.
Në prill 2023 Nina u ndalua pasi ishte në kërkim për mashtrim nga policia prej disa kohësh tashmë.
Ai që njihet ndryshe edhe me emrin Emiljano Tasho, i cili është shoqëruar edhe më herët nga uniformat blu.
Dhe pastaj ka faj policia per mosndalim krimi, kur prokurori keta kriminele i nxjerr nga burgu me para se policet te mbarojne turnin diten e arrestimit te tyre?!
E arestuan uniformat blu dhe e liruan uniformat e gjelbra ( (100€)