Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, ILD përfundon hetimet: Shkelje etike nga ana e prokurorit

9 Janar 2026, 15:00Kronika TEMA
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, ILD përfundon

Prokurori Gjergji Ceka nuk e ka thyer disiplinën por gjithsesi ka shkelur etikën, një pikë për të cilën ILD thotë se do i drejtohet Këshillit të lartë të Prokurorisë për vlerësimin etiko profesional.


Ky është rezultati i inspektorit të Lartë të drejtësisë hapur mbas incidentin me avokatit Uljan Bajrami, i cili pas një debati në seancë gjyqësore u arrestua.

‘Debati përmbante qëndrime nga avokati, se do të merrej personalisht me prokurorin e të gjithë oficerët e policisë dhe kundërpërgjigjen e prokurorit, se avokati do arrestohej për këto deklarime. Rezulton që gjyqtarja t’i ketë tërhequr vëmendjen avokatit dhe prokurorit lidhur me etikën në sjellje ndaj njëri-tjetrit e për t’u fokusuar tek faktet, duke nënvizuar se janë ato që bindin gjykatën” deklaron inspektori për ngjarjen që solli reagimin e komunitetit të avokatëve pak kohë më parë.

ILD shton se prokurori nuk është vetpërmbajtur dhe ka shkelur rregullat e solemnitetit të gjykimit. Ndërkohë që për sjelljen e gjyqtares Megi Strakosha , ild deklaron se nuk konstatohet të ketë shkelur rregullat e solemnitetit dhe rregullat e sjelljes në marrëdhënie me palët.

 

2 Komente

  1. C
    Coli

    Sa qesharake ILD, me vendime as mish as peshk. Po ajo gjyqtarja tregoi oaaftesi ekstreme si shumica e gjyqtareve e prokuroreve qe jane ne sistemin e kalbur. Cfare gjyqtare qe u rreshket situata e nuk dine te sillen se nuk kane kellqe ose sillen si “ cuba” te zgerlaqur. Nuk dine ti japin zgjidhje ligjore perplasjeve ne seance dhe fajesojne palet per paaftesine apo shitjen e tyre. Por po te kesh nje institucion si kjo ILD qe si ojese e sistemit te vjeteruar e te kalbur pa mbire akoma, normal qe ne kete gjendje do jene gjykatat, prokurorite dhe avokatet si ndermjetesit e shkelqyer te pazareve ne tregun e ceshtjeve.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te denohet prokurori, te arrestohet

      Prokurori duhet te shkoje ne burg, njeso si te tjeret qe shkelin ligjin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje