Gjyqi për Saimir Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela: Gjykata e Lartë ndryshon gjyqtarin relator

9 Janar 2026, 12:21Kronika TEMA
Gjyqi për Saimir Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së

Shorti i vitit 2022 kishte caktuar gjyqtarin Sokol Binaj si relator për këtë çështje, por mësohet se në dhjetor të vitit të kaluar ai dha dorëheqjen. Arsyetimi i tij ishte se kishte shqyrtuar më parë kërkesa gjyqësore të Tahirit në ish-Apelin e Krimeve të Rënda. Në vend të tij, relator u emërua gjyqtari i sapo emëruar Genti Shala.

SPAK ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke mos u pajtuar me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre, dhe kërkon që Tahiri të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, me një dënim prej 12 vitesh burg.

Ndërkohë, ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e kishte dënuar Tahirin për shpërdorim detyre me 5 vite burg, që me gjykim të shkurtuar u ul në 3.4 vite. Më pas, dënimi u pezullua dhe iu vendos periudhë prove. Ky vendim u ankua nga të dyja palët, dhe Apeli i GJKKO-së e prishi pezullimin, duke konfirmuar 3.4 vite burg. Pas disa kohësh në burg, Tahiri u lirua nga Gjykata e Elbasanit për shkak të rrethanave familjare, pa e shlyer plotësisht dënimin.

Në Gjykatën e Lartë, përveç relatorit Gent Shala, pritet të caktohet data e seancës dhe të emërohen dy anëtarë të tjerë të trupës gjyqësore, për të shqyrtuar rekursin e SPAK dhe ankimimin e Tahirit, i cili kërkon shpalljen e pafajësisë.

9 Komente

  1. B
    Bureto

    Në GJL. dy rekurse: Nga njëra anë SPAK kërkon dënimin e Tahirit me 12 vjet burg për "trafik narkotikësh", në vënd të 3,4 vjet burg të GJKKO për "shpërdorim detyre"; nga ana tjetër Tahiri kërkon pafajësinë! Detyrë të rëndë paska Gjykata e Lartë përballë këtyre dy pretendimeve ekstremeve. Inshalla kësaj rradhe do japin drejtësi.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leskoviku

      MAFIA e vertete eshte ai i thinjuri ne krah te Saje Qorrit ne foto.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits

        Ha ha ha , Saimirit nuk i pelqen qetesia , kur shikon Lalin , Belen , Mirlinden qe marin kohe televizive dhe gazetash...ka thene : po mua me harruan , hajt ti fus ndonje rekurs qe te kuptohet qe jam gjalle...o Saje po rri urte me mire se mos te kthejne prape ne burg !!!

        Përgjigjjuni
      2. h
        hila

        SPAKU duhet pasur frige edhe kur je I paster si qelibari, me cpo lexojme e ndigjojme spaku shte ba si sigurimi i Enverit e ma keq. Dru me pre bre!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkerdhatokracia malokare 7501

          Qelbesirat e aSPAKut lereni Tahirin qe e nxorret jashte loje me morracaket te trustit te gishtenjave berishjane qe dhe per vete e hengren ne bythe si hajdut e bandite te drejtesise , SPAK po tregon fytyren si nje bende hakmarrese tip MAFIA dhe jo drejtesi qe pret populli prej 35 vitesh , qelbesira ktheni ne burg edhe kapot e gardes qe vrane vellezerit e ture per karrike e bythes se Berishes , krimi me i madh nuk eshte vjedhja e korrupsioni por vrasja e njerezve mor qelbesira se nuk jua mban bytha te gjykoni 21 janarin e 2011 dhe bomben atomike te Shkerdhenit ne Gerdec . Vellezer mos prisni drejte nga prodhimi i tokes se xanun , keta jane çeçen qe kapen jo qendren e biznesin ne Tirane por dhe gjakun e trurin e Shqiperise , revanshi i tyre tregon etjen per pushtet te nfrymezuar dhe nga te huajt qe na mesuan terapine e shokut si per industrine ashtu dhe per armatimin .

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Qe te denohet Tahiri me 12 vjet burg nga gjykata me kerkese te Spakut,eshte nje denim politik qe tregon se ky organ po merr hak per dike.Tahiri u shpall i pafajshëm nga prokuroria italiane dhe nga gjykata italiane Si minister ai u be luftëtari i drogës dhe bashkëpunoi me italianët e GF shume ngushtë.Qe ne fillim i pari qe nuk e donte ishte Meta dhe me kalimin e viteve arriten t'a burgosin.Spaku do 12 vjet dhe grup te strukturuar,pa asnje fakt por njelloj si ne PPSH.Si i duket Spakut deklarata e Berishes,qe ishte ne politiken t'ime mbrojtja e Lazaratit,hambarët te Kanabisit.Po dy ministrat e fundit te PD Basha dhe Noka,qe ky Lazarati dhe gjithe Shqiperia merrej me kanabisin dhe nuk pushonin skafet pernate ne drejtim te Italisë,kurse ai tjetri qe i ndaloi duhet te beje burg 12 vjet

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lara

              Tahiri luftoi te vetmin kartel droge te Lazaratit qe mbrohej nga pushteti i pd .Si duket per kete jo vetem pd por edhe drejtesia e re nuk e fal.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lora

                DHE HAPI NJA 30 KARTELE TE TJERA....

                Përgjigjjuni
              2. d
                dyshuesi

                HahahHaa...SPKU është bërë si "Bigu". Pickon Tahirin që të flasi kundër Ramës për një çështje që është sheshuar dhe qetësuar. Duke e kërcënuar me burg kërkon të hapë sherrin e shuar me heshtje Rama Tahiri.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje