Arrestimi në Angli i Edmond Haxhisë e 2 shtetasve britanikë, Çuçi: Shumë shpejt do dalin para drejtësisë dhe personat e tjerë në kërkim

29 Prill 2023, 13:05Kronika TEMA

Arrestimi në Angli i Edmond Haxhisë e 2 shtetasve britanikë,

Arrestimi i 3 nga 6 personave të shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, sipas ministrit Bledi Çuçi, është tregues i bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike.

“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë.

Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale.

Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë,” – u shpreh ai.

Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan u arrestuan gjatë një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Krimit (National Crime Agency).

Edmond Haxhia me shtetësi shqiptare dhe britanike, është djali i dajës së Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët 7-vite më parë akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e dy familjarëve të tyre.

Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë me shtetësi britanike. Dy shtetas të tjerë britanik, mes tyre një vajzë, si dhe portugezi Ruben Saraiva janë ende në kërkim.

5 Komente

  1. F
    Fisniku i Freskut

    Faji i vetem i Edmond Haxhise eshte se nuk ka bere marreveshje me Edi Ramen, sic ka bere kryehajduti dhe kryekrimineli Sali Berisha ne vitin 2008.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Sh. mire policia, ju lumte! Ne kohen e Berishes policia dhe SHIK, jo vetem nuk kerkonin ekstradimin e krimineleve, por paguante qe te fshiheshin edhe kur policia britanike i kishte evidentuar. Sic ishte rasti i njerit prej vrasesve te kosovarit hero Remzi Hoxha (nuk me kujtohet emri i shik-asit) ne Vain te Lezhes. Shteti shqiptar i asaj kohe pagoi qe te fshihej krimineli, pra fshehu gjurmet qe conin te kryekrimineli Sali Berisha. Loni

      Përgjigjjuni
      1. K
        Krenaria qe juve po Punoni..

        z,Bledi Cuci je me i nderuari me Punen qe po ben kundra Krimeve .. Si juve po dhe z. Rrumbullku dhe Ekipet e tjera te Policise... Qytetaret jane Krenare qe qehtesia dhe Rendi eshte shume e shume here me mire se ne vitet qe ishin zabtues Toke e xonun dhe zabtuan dhe Tunelin e Kerrabes ,plus dhe shume e shume Krime te tjera kundra te te gjithe Qytetareve ..

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kalec Dega

          Ne diktature ka siguri te plote. Rendesi te njohesh Lalin te lagja dhe ai me cecenet e tij ta rregullojne samarin pa le te marrin urdher nga Edi lululikja e saliu… lol populll debil i mbaruar bagetia e realizmit socialist… lol

          Përgjigjjuni
        2. K
          Krenaria qe juve po Punoni..

          z,Bledi Cuci je me i nderuari me Punen qe po ben kundra Krimeve .. Si juve po dhe z. Rrumbullku dhe Ekipet e tjera te Policise... Qytetaret jane Krenare qe qehtesia dhe Rendi eshte shume e shume here me mire se ne vitet qe ishin zabtues Toke e xonun dhe zabtuan dhe Tunelin e Kerrabes ,plus dhe shume e shume Krime te tjera kundra te te gjithe Qytetareve ..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje