Artan Hoxha: Dubai liron nga burgu Durim Bamin

14 Gusht 2024, 08:17Kronika TEMA
Artan Hoxha: Dubai liron nga burgu Durim Bamin

Gazetari Artan Hoxha shkruan në rrjetet sociale se Durim Bami, i konsideruar si një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, në kuadër të operacionit “Revanshi” ka fituar betejën me autoritetet shqiptare, të cilat kërkuan me ngulm ekstradimin ose deportimin e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

45-vjeçari nga Nikla u shpall në kërkim pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Posaçme më 15 maj të këtij viti. Gjate operacionit “Revanshi”, te kryer dy ditë më vonë, policia nuk mundi të arrestonte Durim Bamin, pasi ai rezultonte të ishte larguar nga vendi në drejtim të Gadishullit Arabik, përpara se të kryhej operacioni.

Afro një muaj me vonë, më 10 qershor, Durim Bami u shoqërua nga policia e Emiratit të Dubait, pas një urdhër-kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga zyra e Interpol Tiranës.

Dy ditë më pas, më 12 maj, gjykata e Dubait, vendosi masën e sigurisë “60 ditë burg” për Durim Bamin në zbatim të kërkesës për ekstradim nga shteti shqiptar. Po atë ditë, Policia e Shtetit njoftoi se një nga njerëzit më të kërkuar në vend, Durim Bami ishte arrestuar në Dubai dhe do të ekstradohej shumë shpejt drejt Shqipërisë.

Durim Bami, zyrtarisht është në akuzë në dosjen “Revanshi” për 4 vepra penale, duke filluar nga: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

“Mesditën e se hënës me 12 gusht 2024, fiks 60 dite pasi gjykata e Dubait kishte vendosur arrestin me burg për Durim Bamin, e njëjta gjykate urdhëroi lirimin e tij te menjëhershëm.

Prej ditës se djeshme Bami është i lire ne qytetin e Dubait, ku do vazhdoje te jete “i paekstradueshem” për autoritetet shqiptare pavarësisht hetimeve qe kryhen ne ngarkim te tij nga SPAK dhe urdhër-arrestit ndërkombëtar te lëshuar nga Interpol, i cili mbetet ne fuqi.

Ky është dështimi i radhes i autoriteteve shqiptare dhe Interpolit, te cilët nuk kane mundur ende te ekstradojnë askënd nga bosët e krimit qe jetojnë qetësisht ne parajsën penale dhe fiskale te Emiratit te Dubait” – shkruan Hoxha në Facebook. 

7 Komente

  1. L
    Landi

    Dështim apo qëllim?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni Montana

      QELLIM PER TA HEQUR QAFE QE TE MOS FLASI PER TI NXJERR PISLLIQET E POLITIKANEVE TANE.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luma

        Sa kulte do ndertoje me kete marreveshje thuhet se edhe ne Shqiperi do ndertojn por ama mermer te bardh nga Irani !!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me prokurë të posaçme

          Emiratet nuk ekstradojnë të akuzuar për krime të ndryshme, të kërkuar nga shtete si në këtë rast Shqipëria, kur nuk kanë një marrëveshje të tillë me të. Tani ç'duhet të bëjë shteti shqiptar, apo të organizojë ndonjë rrëmbim si në filmat e hollivudit?!.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mergimtari që shpëtoj njëhere e pergjithemonë!

            Nuk duan sepse janë të gjithë bashkë. Vetëm një budalla beson broçkullat e këture monstrave që grabitën dhe masakruan shqiptarët për 70 e kusur vite. Largohuni shqiptarë. Edhe nje kg makarona ju duhet ta blini në bizneset e këtyre predatorve.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rasimi

              Ky është i lirë për aq kohë sa padronët e tij, ta çojnë në të sëmës. Ju kujtohet rasti i Ilir Kumbaros, ku akuzohet për turtura të remzi hoxhës, ju dha mundësia që të arratiset nga masa e arrestit shtëpiak me çip në këmbë. Ashtu e desh berisha, ku shteti ynë në atë kohë drejtohej nga faqeziu berisha, ku për turpin e disa kosovarëve që vijnë e takojnë në shtëpi, ku ai tashmë ka një damkë tl madhe, si njeri i pa deshiruar i atij shteti, që kosovës i dha lirinë. Krimi është njësh me drejtesinë.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zaza

                Arrest shpie o tan kari Nejse tani punon per liken i shiti haklajt dhe ata te 21 janarit Tan leshi

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje