Dhunimi për vdekje i 42 vjeçarit në Pogradec, motra e Egli Progës: Lënia e lirë e 3 të arrestuarve është vrasje

13 Gusht 2024, 13:54Kronika TEMA
Dhunimi për vdekje i 42 vjeçarit në Pogradec, motra e Egli

Motra e Egli Progës e ka cilësuar si vrasje nga gjykata caktimin e masës ‘detyrim paraqitje’ për 3 të arrestuarit për mos kallëzim krimi, ndërsa autori Denis Meçi u la në burg me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

"Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi.

Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim "është vrasje". Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?

Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë.

Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është.

Duke njohur kontingjentet, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushte një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja",- u shpreh motra e viktimës para gjykatës.


Ndërsa i afërmi tjetër i Egli Progës hodhi akuza të forta: "Gjithçka pritet nga këta kriminela. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobëvënie, jam pa fjalë. Nuk di çfarë të them.

Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di çtë them. Këta janë kriminela të gjithë në bashkëpunim."

8 Komente

  1. B
    Ben

    Duhet denimi me vdekje per kta plehra, RIP familjes.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ngushellime families te ndjerit.

      Duhet denimi me vdekje por jo nga ligji se ska por nga vullneti i popullit....per bythqirat ish politiakne qe sollen keto korrupsion deri sa nje pjese behen kriminele nga lehtesirat dhe korruspioni i ish bythqirave politikane qe mbollen ne shqiperi.....

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ngushellime families te ndjerit.

        Duhet denimi me vdekje por jo nga ligji se ska por nga vullneti i popullit....per bythqirat ish politiakne qe sollen keto korrupsion deri sa nje pjese behen kriminele nga lehtesirat dhe korruspioni i ish bythqirave politikane qe mbollen ne shqiperi.....

        Përgjigjjuni
      2. R
        Real

        Eshte vrasje nga pakujdesia po thone sepse frymezimin e kane tek udheheqja kriminale e ripjelljes qe ndodhet ne duart e me te gjatit te tyre.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tironci real

          shko qiu me ripjelljen o REAL leshi. maloku i vicodilut ka bo dhe po bon ma keq.

          Përgjigjjuni
        2. J
          Jugu

          Cfare dinimi kerkon ti o xhanan? E kupton qe eshte kontigjent i Rilindjes me fare dhe me fis. Ai duhet te dale nga burgu sa me shpejte. I duhet partise.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Angjelini

            Me vjen keq per humbjen e ketij te riju. Sa keq kane shkuar gjerat ne ate vend. Mos kallxim krimi por gjykata i len te lire keta kriminel. E provoshi aty ku je dhemb me shum o palo gjyqtar. E bete ate vend strehe kriminelesh per nje grusht lek. Turp!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Enver Hoxha

              O ju këllirat e Saliut ..... harruat ç’bëri Saliu juaj duke sjellë kontigjentin tuaj kudo nëpër Shqipëri dhe e qelbët atë .... ju vemje Saliste mos harroni “97 dhe hapjen e depove të armëve ; “99 : Gërdec dhe 21 janar ...... këtë bëtë ju qelbësira bashkë me këtë vrasësin e Pogradecit - degjeneruat një komb ..... ju duheni var të gjithë , të gjejë paqe ky popull .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje