Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se në datë 30 korrik të këtij viti ka vendosur një sasi lënde eksplozive pranë lokalit në pronësi të shtetasit Andis Danaj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrjoll, në Velipojë, ku 28 vjeçari Erison Gjeka ka vendosur në tarracën e lokalit lëndë shpërthyese, në bashkëpunim me një shtetas tjetër.
Siç duket nga kamerat e sigurisë, i riu i veshur me të zeza dhe më kapuç tenton të hedhë lëndën plasëse para lokalit, por më pas e hedh në taracë.
28-vjeçari i arrestuar, është një emër i njohur për policinë, pasi është person me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.
Pas zbardhjes së ngjarjes dhe arrestimit të të riut, po vijon puna edhe për identifikimin dhe kapjen eshtetasit tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje