Kërkohej në të gjithë Europën, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

12 Gusht 2024, 16:25Kronika TEMA
Kërkohej në të gjithë Europën, arrestohet

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Como, Itali, pasi ishte i kërkuar në të gjithë Evropën për krime të lidhura me trafikun e drogës.

Ai kishte një urdhër-arresti evropian dhe një dënim prej 15 vjetësh burg.

Autoritetet italiane e ndaluan të riun falë një raporti që e shfaqte në një hotel të qytetit.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, ku morën pjesë oficerë me makina dhe motorë, ai u gjet në Viale Geno duke bërë një xhiro turistike.

23-vjeçari është transferuar në burgun e Komos, ku do të përballet me drejtësinë.

1 Komente

  1. B
    Beni

    ?!?? E kush ishte ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje