Detaje nga pengmarrja e të riut te “Kodra e Priftit”: Gërvishtja e makinës 'molla e sherrit', autorët i kërkonin 30 mijë lekë

12 Gusht 2024, 14:07Kronika TEMA
Detaje nga pengmarrja e të riut te “Kodra e Priftit”:

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e regjistruar në kryeqytet, në zonën e njohur “Kodra e Priftit,  ku dy shtetas morën peng një 22-vjeçar.

Burime për mediat bëjnë me dije se automjeti me të cilin udhëtonin Ardit Cara dhe Arjan Dukaj, u përplas në një rrugicë në zonën e “Kodrës së Priftit” me mjetin që drejtohej nga 22-vjeçari.

Pas përplasjes Caka dhe Dukaj i kërkuan të riu 30 mijë lekë të reja për dëmin që ishte shkaktuar, mirëpo ai nuk pranoi që t’ia jepte. Si rrjedhojë 18-vjeçari dhe 35-vjeçari nisën ta dhunojnë dhe më pas e futën në makinë dhe nuk pranonin ta lëshonin deri në momentin që t’i jepte paratë.

I riu u mbajt nga dy autorët për gati 1 orë dhe u lëshua në momentin që u dha lekët. Dëmet e shkaktuara në makinën e Dukajt e Carës janë gërvishtje të vogla, ndërsa këta të fundit gjatë debatit i kanë thyer makinës së 22-vjeçarit xhamin.

Ardit Cara 18 vjeç dhe Arjan Dukaj, 35 vjeç, u vunë në prangat e Policisë dhe akuzohen për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Kanosja", "Shkatërrimi i pronës", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Morën me forcë një 22-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, identifikohen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një 22-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit:

- A. C., 18 vjeç, dhe A. D., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Kanosja", "Shkatërrimi i pronës", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, pas një konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin E. G., 22 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie. 

2 Komente

  1. m
    më mirë n'sërbi se pa hyqymet n'shqypni

    Nga një herë them më mirë qe jemi ketu ne Sërbi ku te pakten deri diku ka Shtetë, dhe me kujtohet një plakë e mahallës rahmet i pastë shpirti e cila rrefente kohën e ramjes se Perandoris dhe luftrave Ballkanike ku thoshte me kuijtohet kur në kohen e pa pushtet thonin njerzit; të vi nje hyqymet, të jetë edhe i maxhupit. Po ta marrish dikend peng keshtu në Sërbi, ti shkërdhejnë robtë, së pari të zdupin dajak dhe pastaj të fusin në burg, e sa për patentë shoferin nuk e di a do ta shohish më, e këtu pa patentë nuk del dot në komunikacion, se kur ta konfiskojnë te percjellin.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hyso

      E di edhe qeni im kete lere me njerzit qe kuptojne diçka nga jeta. Jo me mire, po shume mire se ne shqiperi.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje